Kadare: Jam për hapjen totalisht të dosjeve

Shqipëria

Kadare: Jam për hapjen totalisht të dosjeve

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 00:21

Shkrimtari i shquar përsëriti dje bindjen e tij të pandryshueshme për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një prononcim për ‘DITA’, Ismail Kadare tha se “kam qenë jam dhe do të jem gjithmonë për hapjen totalisht të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ky ka qenë dhe është qëndrimi im”.

Zërave që nëse hapen dosjet, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare, Kadare u thotë se:

“Nuk ka një tragjedi kombëtare nga një pastrim të ndërgjegjes. Tërë vendet e botës e kanë kryer këtë proces të detyrueshëm, i cili është i dhimbshëm. Por mund të them se ata nuk kanë pësuar një tragjedi, asnjëri prej tyre. E filloi Gjermania, Çekia, Polonia me shumë vështirësi Rusia.

Askund nuk mund të thuhet se ka ndodhur ndonjë tragjedi. Përkundrazi, tragjedia ndodh kur nuk hapen. Jemi ne që jemi ndërkaq në tragjedi. Në mbyllje të kësaj të fshehte”.

Po u bëhen nderime atyre që duhet të vuanin në heshtje – është shprehur Kadare më herët lidhur me temën e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat