Drejtoresha që dërgoi mësueset për seks tek ministrat (Video)

Shqipëria

Drejtoresha që dërgoi mësueset për seks tek ministrat (Video)

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 23:48

Mësueseve të Lushnjes u kërkoheshin edhe favore seksuale për të qendruar në punë. Një nga ish punonjëset e Drejtorisë Arsimore, tregoi se favoret seksuale në këmbim të emërimeve në detyrë ishin një praktikë e zakonshme në këtë institucion.

“Në zyrën arsimore, kishte dhe veprime të shëmtuara, veprime seksuale. Bëheshin favore seksuale, femrat e bukura e bënin këtë për të bërë karrierë. Për t’u bërë drejtoresha, për të qëndruar në një vend pune më të mirë nga fshati në qytet. Këto punë bëheshin nga punonjësit e zyrës, hiqeshin mësueset nga puna ku ishin dhe shkonin nëpër motele nën urdhrin se kishin punë te Zyra Arsimore. Të përfshirë ishin persona jashtë zyrës dhe punonjës të zyrës Arsimore. Kjo ka vazhduar prej një viti. Këto fakte jo vetëm unë që nuk i kam denocuar, por dhe të tjerë që i dinë shumë. Këtu është një grup i madh rrugaçësh me të cilët nuk mund të merremi”.

Sipas dëshmisë së dhene në ABC NEWS, rastet kur kërkoheshin favore seksuale kanë qenë të shpeshta. Muajt e fundit, policia kishte vendosur një përgjues, në zyrën e ish drejtoreshës së arrestuar, Liza Tabakut. Mendohet se në bisedat e regjistruara, përveç parave në këmbim të një vendi pune, janë përmendur edhe raste kur kërkoheshin favore seksuale. Në seancën e vlerësimit të masës së arrestit për Luiza Tabakun në kërkesën që parashtroi prokurori pretendohej përgjimi në ambjent të hapur me pamje vizuale, duke i rënë shkarazi për favore të ndryshme. Por avokati tha se tashmë e vetmja provë e paraqitur në procesin gjyqësor janë tabulatet telefonike të klientes së tij.

Liza Tabaku u arrestua së bashku me djalin e saj dhe një mësues fiskulture disa ditë më parë. Ata akuzohen se kanë marrë ryshfet nga 3 mijë deri në 5 mijë euro për një vend pune në arsim, ose për të mos u larguar nga puna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat