Partia Demokratike prezantoi 31 amendamentet për buxhetin 2015

Shqipëria

Partia Demokratike prezantoi 31 amendamentet për buxhetin 2015

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:58

Nga selia blu, deputetët e PD prezantuan amendamentet për buxhetin dhe paketën fiskale që pritet të votohet në parlament.Sipas tyre paketa e cila parashikon rritjen e barrës fiskale me heqjen e fashës mbrojtëse për energjinë elektrike, rritjen e akcizës së karburantit por dhe masat e reja mbi tatimin për fitimin rëndojnë dhe varfërojnë qytetarët.

Ridvan Bode: Parimi i buxhetit 2015 bazohet në shtimin e kërbacit mbi qytetarët, konsumatorët dhe biznesin dhe pakësimin e kulaçit për të gjithë qytetarët e vendit. Qeveria rrit progresisvisht taksat dhe varfëron progresivisht qytetarët.

Jorida Tabaku: Opozita e djeshme që premtoi heqjen e TVSH për energjinë elektrike sot kërkon rritjen e çmimit të energjisë dhe heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kë. Qeveria thotë që ne gënjejmë, por unë këtu kam vendimin e ERE, ku thuhet se ERE ka filluar procedurat për procedurat për përcaktimin e tarifës së re. Sipas kërkesës së qeverisë thuhet se ky çmimi do të shkojë në 12.3 lekë pa TVSH shoqëruar kjo edhe me heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kv.

Edmond Spaho: Rritja e akcizës së karburantit me 12 lekë për litër do të shoqërohet jo vetëm me rritjen e cmimit të naftës pro edhe të cmimeve të produkteve të tjera që kanë këtë lëndë pjesë të prodhimit apo të shërbimit. Qeveria ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të pagave pavarësisht normës së inflacionit. I propozoj qeverisë që të shkurtojë shpenzimet e kryeministrisë me 1 miliard lekë osë në të kundër të anulojë një pjesë të qokave që ju ka bërë klientëve të saj me disa ulje taksash që janë dyfishi i fondit të nevojshëm për rritje e propzuar tëp agave.

Florian Mima: Tatimi mbi te ardhurat personale, taksimi mbi te ardhurat u plagos me prezantimin e taksimit gjoja i ndershem. U plagos ne amendamentin qe u prezantua.kjo do te deformoje administrimin fiskal ne Shqiperi. Skemë qe na reduktoje nderhyrjet korruptive. Nje individ qe ka te ardhura pse duhet te paguaje 15 perqind. Keto skema nuk ekzistonin, mund te regjistrohesh si biznes i vogel, por kjo nuk ndodh. Zoti Rama nuk i kupton, por zotesia e tij duhet te qendroje tek keshillat e tij, ku jane vendet e punes.

Më herët Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se shifrat e punësimit të kryeministrit Rama janë mashtrim, pasi nuk mund të ketë mijëra vende pune të hapura, kur vendi është në recession.

Basha tha se papunësia dhe shpunësimi masiv janë dy plagët e shoqërisë të cilat do thellohen me rritjen e mëtejshme të taksave dhe paketës fiskale të propozuar nga mazhoranca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat