Miu lë pa drita Kukësin

Shqipëria

Miu lë pa drita Kukësin

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 21:48

Për disa orë me radhë, banorët e Kukësit kanë ngelur pa energji elektrike, pasi një mi kishte rënë në rrjet.

Shkak për ndërprerjen e energjisë është bërë një shkëputje e njërit prej transformatorëve në nënstacionin e Rexhepajve, disa kilometra larg qytetit të Kukësit.

Sipas ekspertëve djegia e transformatorëve ka ardhur për shkak te rënies në rrjet të një brejtësi që ka sjellë edhe ndërprerjen e energjisë. Edhe pse dëmet nuk kanë qenë të mëdha, është dashur disa orë për të riparuar defektin e shkaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat