Kryeministri Rama ndjek në terren operacionin e OSHEE

Shqipëria

Kryeministri Rama ndjek në terren operacionin e OSHEE

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 17:54

Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Ai është ndalur në zonën e autostradës Tiranë-Durrës ku ka kërkuar vendosmëri nga operatorët e OSHEE-së. Ndërsa biznesmenëve të zonës, Rama u tha se nuk do të tolerohen më abuzime.

Pasi nxorri në terren të gjithë ministrat, Edi Rama doli edhe vetë për të ndjekur nga afër operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike.
Pranë autostradës Tiranë-Durrës, Kryeministri është njohur me një rast ku abonenti jo vetëm ishte debitor në vlerën e 2.4 milionë lekëve por edhe ka shmangur detyrimin real duke ndërhyrë direkt në kabinë, për të evituar faturimin me çmimin e llogaritur për bizneset e mëdha.

“Në këtë fider debia shkon rreth 30 milionë lekë, pra vetëm në këtë linjë që furnizon abonentë të mëdhenj, vetëm biznese të mëdha. Kryeministri në bisedë me punonjës të OSHEE që po kryejnë çdo ditë në terren këtë operacion kërkoi vendosmëri dhe ndershmëri prej tyre”

Punonjësve të OSHEE-së, Rama u kërkoi vendosmëri dhe ndershmëri.

Ndërsa biznesmenëve u ofroi mbështetjen e Qeverisë në rast se respektojnë ligjin. Por abuzimet nuk do t’ua pranojë më.

Gjatë këtij inspektimi, Rama shoqërohej nga ministri i Energjisë Gjiknuri dhe drejtori i përgjithshëm i OSHEE, Arben Seferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat