Energjia, Rama inspekton bizneset

Shqipëria

Energjia, Rama inspekton bizneset

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:49

Operacioni kundër vjedhjes së energjisë i shtrirë në kryeqytet, është ndjekur nga afër nga vetë kreu i qeverisë Edi Rama.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, dhe drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së Arben Seferi, inspektuan sot autostradën Tiranë-Durrës, pasi ashtu siç është pohuar edhe më parë nga vetë drejtues të OSHEE-së, debitorët më të mëdhenj janë kryesisht biznese.

Në autostradën Tiranë Durrës kryeministri u njoh me një rast konkret ku abonenti jo vetëm ka qenë debitor në vlerën 2.4 milionë lekë, por edhe ka shmangur detyrimin real të tij përmes çmimit, duke u faturuar 7.6 lekë dhe jo 12.2 lekë sa ç’është vlera që duhet të paguajë një biznes i madh.

Këtë shkelje, biznesi e kishte bërë duke ndërhyrë direkt në kabinë. Gjatë bisedës me bizneset përreth, Rama deklaroi se qeveria është në krah të sipërmarrjes që respekton ligjin, por shprehu bindjen e tij se abuzimi i bizneseve nuk mund të vijojë më.

“Të gjithë janë të barabartë para ligjit, dhe historia e abuzimit s’mund të vazhdojë më”, u shpreh kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat