Harito: Përdorimi i teknologjisë ul korrupsionin

Shqipëria

Harito: Përdorimi i teknologjisë ul korrupsionin

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:47

Përdorimi i teknologjisë është i nevojshëm për të ulur korrupsionin në administratë. Kjo ishte deklarata e ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, gjatë një tryeze të përbashkët me përfaqësuesit e lartë të Shkollës Rajonale të Administratës Publike dhe drejtoreshën e kabinetit të Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore.

Ministrja bëri me dije se qeveria shqiptare është duke implementuar teknologjinë e informacionit në të gjitha fushat dhe mbi të gjitha në shërbimet publike.

Ajo solli shembullin e konkurseve për në administratën publike, të cilat bëhen vetëm online, në mënyrë të tillë që të rritet besimi i teknologjisë në këtë sektor.

“Teknologjia e informacionit është një qasje e cila zhvillon ekonominë, ul kostot dhe parandalon korrupsionin duke na mundësuar gjurmimin e rezultatit dhe rritjen e transparencës. Një shembull shumë i mirë i aplikimit të teknologjisë është ajo e rastit të konkurseve në administratën publike, ku aplikimi për vendet vakante bëhet vetëm online. Përdorimi i teknologjisë në këtë sektor ka rritur ndjeshëm besimin e qytetarëve për aplikimet në pozicionet vakante në administratë dhe këtë e tregon rritja e konsiderueshme e numrit të tyre për vendet e reja të shpallura së fundmi”, deklaroi Harito.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat