Bllokohet rruga Tiranë- Durrës/ Protesta kundër ndërprerjes së energjisë

Shqipëria

Bllokohet rruga Tiranë- Durrës/ Protesta kundër ndërprerjes së energjisë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:40

Qindra mjete kanë mbetur të bllokuara në rrugën që lidh kryeqytetin me Durrësin. Punimeve në autostradë i është shtuar edhe bllokimi i rrugës dytësore nga dhjetra banorë të Yrshekut që protestojnë ndaj ndërprerjes së furnizmit me energji elektrike. Kjo masë ndaj tyre është marrë nga OSHEE për shkak të mospagesave të faturave të energjisë si dhe janë prerë lidhje të paligjshme me shtyllat e tensionit të lartë.
Banorët kërkojnë rikthmin e energjisë dhe deklarojnë se do të vazhdojnë me bllokimin e rrugës derisa të kenë drita në shtëpitë e tyre. Forca të shumta të policisë ndodhen në këtë segment të autostradës duke tentuar të zhbllokojnë kalimin e mjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat