Testimi, zbardhen programet për mësuesit që duan punë

Shqipëria

Testimi, zbardhen programet për mësuesit që duan punë

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:33

Ndërsa aplikimi i mësuesve në portalin online mesues.arsimi.gov.al vijon, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbardhur programet orientuese të testimit. Kështu, në total janë 19 programe, ku përveç atyre lëndore përfshihen dhe ato për mësuesit e arsimit fillor, profesional, parashkollor dhe programet orientues të shkollave artistike. Një ditë para mbylljes të afatit të aplikimeve online, duket se numri i kërkesave për t’u punësuar është rritur ndjeshëm, sidomos gjatë 5 ditëve të fundit. Kështu në të 12 qarqet e vendit, ka rreth 5200 aplikime ose rreth 3 herë më tepër se sa janë kërkesat që ka shpallur MAS-i me numrin e të mësuesve pa arsim.

Literatura e përbashkët për të gjitha programet

Ligji Nr. 69/2012 për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë. Urdhri për miratimin e Dispozitave Normative për arsimin parauniversitar (DN), Nr 343, datë 19.08.2013. Kodi Etik 2013 Udhëzimi Nr. 49, dt. 27.12.2006 i MASH Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve". Udhëzimi Nr.38 , dt.09.10.2007 i MASH "Për zhvillimin e orëve të lira në shkollë". Udhëzimi Nr. 35, dt.09.10.2007 i MAS. “Për lirinë e mësuesit për orët mësimore të parashikuara në programin lëndor”. Udhëzimi Nr. 37, dt.09.10.2007 i MASH “Për paraqitjen e personelit të shkollës në mjediset shkollore”. Udhëzim Nr. 16, dt. 24.07.2012 për vitin shkollor 2012-2013 në sistemin arsimor parauniversitar. Udhëzimi Nr. 21, datë 23.07.2010 “Për normat e punës mësimore edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në institucionet e Arsimit Parauniversitar”. Udhëzimi i Altertekstit 2010-2011 dhe Paketa informuese “Altertekst 2012”.

Arsimi Fillor

Standardet e përmbajtjes dhe të arritjes në lëndët e ciklit fillor, ISP 2002, 2003. Programet lëndore për klasat I, II, III, IV, V. Revistat pedagogjike. Buletinet “Kurrikula dhe shkolla”, ISP, IKS, QTKA Udhëzimi Nr. 49, dt. 27.12.2006 i MASH "Për hartimin e objektivave të arritjeve të nxënësve". Udhëzimi Nr.38 , dt.09.10.2007 i MASH. "Për zhvillimin e orëve të lira në shkolle". Udhëzimi Nr. 35, dt.09.10.2007 i MASH “Për lirinë e mësuesit për orët mësimore të parashikuara në programin lëndor”. “Veprimtari ekstrakurrikulare” klasa I-XII, IKS, 2005. “Të drejtat e njeriut dhe demokracia në veprim - Veprimtari kros dhe ekstrakurrikulare, 2007.

Arsimi Profesional

Dokumentacion administrativ, skeletkurrikula, programe lëndore, programe shkollore module mësimore, plane instruksioni, ditari etj.

Arsimi parashkollor

Standardet e përmbajtjes në arsimin parashkollor, ISP 2003. Standardet e arritjes në arsimin parashkollor, ISP 2004. Programi i arsimit parashkollor për 3-4- vjeçarët, IKS, 2007. Programi i arsimit parashkollor për 4-5- vjeçarët, IKS, 2007. Programi i arsimit parashkollor për 5-6- vjeçarët, IKS, 2007 Buletinet “Edukimi parashkollor, Nr.1-10. Për zhvillimin profesional “Parashkollori”, ISP 2003.

Shkollat artistike

Kurrikula e re e shkollave artistike, miratuar nga MASH-i Tiranë, 20.10.2010 nr.prot. 6771/20. 1. Qëllimet e arsimit profesional artistik, shkolla e mesme artistike (sipas degës). 2. Profili profesional artistik i nxënësve në përfundim të arsimit, (sipas degës) shkolla e mesme artistike. i. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional artistik në degën “Art Pamor”, sistemi 4 vjeçar. ii. Kompetencat e përgjithshme profesionale artistike të nxënësve në përfundim të arsimit, dega “Art Pamor”, sistemi 4 vjeçar. iii.

Biologji

Programet lëndore të biologjisë për arsimin parauniversitar. Udhëzuesi lëndor i biologjisë së gjimnazit, IKT, 2009. Planifikim i mësimdhënies në lëndën e biologjisë, ISP, 2001. Kurrikula e arsimit nëntë vjeçar, Shkencat dhe Teknologjia, “Udhëzues për mësuesit”, IKS, 2006. Udhëzues për zhvillimin e Kurrikulës, IKS, 2006. Module për mësuesit e biologjisë, ISP, 2003. Kurrikula dhe shkolla, Biologji (Nr.5), ISP. Objektivat e arritjeve të kapitullit (linjës), QTKA, Nëntor 2007.

Edukim Figurativ

Standardet e përmbajtjes: edukim figurativ. (për arsimin e detyruar) - botim i ISP 2002. Standardet e arritjes: edukim figurativ (për arsimin e detyruar) - botim i ISP 2004. Programet lëndore të edukimit figurativ, arsimi 9 – vjeçar. Buletini – Edukimi artistik - “Kurrikula dhe shkolla” botime të ISP nga vitit 2004, si: “Si ta kuptojmë dhe ta zbatojmë programin e edukatës figurative”- Kurrikula dhe shkolla, edukimi artistik, fq. 39, botim i ISP 4/2003. Etj .

Edukim Fizik dhe Sporte

Programi/et i/e lëndës së edukimit fizik 6-9 dhe 10-12. Udhëzuesit për zbatimin e programeve lëndore të edukimit fizik. Modulet e edukimit fizik dhe shëndeti 11, 12.

Edukimi muzikor

Standardet e përmbajtjes: edukim muzikor (për arsimin e detyruar) - botim i ISP 2002, 2004. Standardet e arritjes: edukim muzikor (për arsimin e detyruar) - botim i ISP 2002, 2004. Programet lëndore të edukimit muzikor, arsimi 9 – vjeçar. Buletini – Edukimi artistik. “Kurrikula dhe shkolla” botimet e ISP nga viti 2004, p.sh. si: “Parime metodike dhe shembuj në zbatimin e programit”.

Fizikë

Programet lëndore të fizikës për arsimin parauniversitar. Udhëzuesi lëndor i fizikës së gjimnazit, IKT, 2009. Planifikim i mësimdhënies në Fizikë, ISP, 2002. Kurrikula e arsimit nëntë vjeçar, Shkencat dhe Teknologjia, “Udhëzues për mësuesit”, IKS, 2006. Udhëzues për zhvillimin e Kurrikulës, IKS, 2006. Module për mësuesit e fizikës, ISP, 2003. Objektivat e arritjeve të kapitullit (linjës), QTKA, Nëntor “Braktisja e fshehtë.

Gjuha angleze

Programin e lëndës së Gjuhës angleze për klasën përkatëse. Standardet e mësuesit të gjuhës së huaj. Kuadri Europian i Referencave për Gjuhët

Gjuha Frënge

Programi i lëndës të Gjuhës frënge për sistemin parauniversitar, respektivisht 3, 4 dhe 5 (arsimi fillor), 6,7,8 dhe 9 (arsimi nëntëvjeçar), 10, 11 dhe 12 (arsimi i mesëm). Teksti i nxënësit të Gjuhës Frënge për sistemin parauniversitar, respektivisht 3, 4 dhe 5 (arsimi fillor), 6,7,8 dhe 9 (arsimi nëntëvjeçar), 10, 11 dhe 12 (arsimi i mesëm), të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Kurrikula e gjuhëve të huaja klasa 3-9; Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Toena,Tirane,1999; Vizioni kurrikular klasa 3-9; instituti i Kurrikulës dhe standardeve, Tirane, 2003 Standardet e arritjes në gjuhën e huaj; Instituti i Kurrikulës dhe Standardeve, Tiranë, 2003.

Gjeografi

Standardet e nxënies për gjimnazin - IKT, 2009. Programet e lëndës Gjeografi, nga klasa e 6-të deri në klasën e 12-të. Udhëzues për kurrikulën e gjimnazit – IZHA 2010. Udhëzues kurrikular për lëndën Gjeografi në gjimnaz. Gjermanisht. Programet e klasave 6,7,8,9, të arsimit nëntëvjeçar. Programet e klasave 10,11,12 të arsimit mesëm.

Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Vizioni kurrikular i lëndës së Gjuhës shqipe. Kurrikula dhe shkolla 2004 ISP. Programi i gjuhës shqipe 2005-2009 Kl. 6, 7, 8,9 IKS. Tekstet alternative. Udhëzues lëndore. Guida didaktike IKS, 2006. Fokus në ndryshime kurrikulare Gjuha shqipe 1,2 QTKA, 2005-2006.

Histori

Standardet e përmbajtjes: Histori (për arsimin e detyruar). Standardet e arritjes: Histori (për arsimin e detyruar). Standardet e nxënies për gjimnazin - IKT, 2009. Programet lëndore: Histori, arsimi 9-vjeçar dhe i mesëm. "Vendi dhe përmbajtja e lëndës së historisë në arsimin e detyruar": Buletini "Kurrikula dhe shkolla", Histori-Gjeografi, Nr.5 - ISP, 2004. "Parime dhe kritere bashkëkohore të përmbajtjes së programit të historisë 6". Buletin "Në fokus të ndryshimeve kurrikulare".

Gjuha Italiane

Programet e gjuhës italiane të ciklit 9- vjeçar dhe të mesëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Instituti i Zhvillimit të Kurrikulës dhe Standardeve, Tiranë, 2003- 2010; Kurrikula e gjuhëve të huaja klasa 3-9; Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Toena, Tiranë,1999; Vizioni kurrikular klasa 3-9; Instituti i Kurrikulës dhe Standardeve, Tiranë, 2003.

Kimi

Programe lëndore të Kimisë: - shkolla 9-vjeçare (klasa 7,8,9) - shkolla e mesme e profilizuar (klasa 12) - gjimnaz (programet e kurrikulës bërthamë dhe te kurrikulës me zgjedhje). Standardet e nxënies së nxënësve në gjimnaz (Standardet e shkencave natyrore, fq, 99- 118) 2008, IKT. Kurrikula dhe shkolla “ Kimi dhe Biologji” Nr 1, 2,3,4,5,6,7,8,9,10 , botim ISP dhe ISK, (artikujt për lëndën e Kimisë). Për zhvillimin profesional.

Matematika

Programet aktuale lëndore të matematikës për arsimin parauniversitar (1-9 dhe 10-12).Kurrikula e arsimit nëntë vjeçar, Matematika, “Udhëzues për mësuesit”, IKS, 2006. Udhëzuesi lëndor i matematikës së gjimnazit, IKT, 2009. Module për mësuesit e matematikës, ISP, 2003, 2004. Objektivat e arritjeve të kapitullit (linjës), QTKA, Nëntor 2007. Hartimi i objektivave të arritjes së nxënësve, IKT, 2008 Udhëzuesi kurrikular i gjimnazit, IZHA, 2010
Shkencat shoqërore
Programi i lëndës Shkenca shoqërore. Standardet e nxënies për gjimnazin - IKT, 2009. Udhëzues për kurrikulën e gjimnazit – IZHA 2010.

TIK

Programet aktuale lëndore të TIK për arsimin parauniversitar (7-9 dhe 10-12). Udhëzuesi lëndor i TIK së gjimnazit, IKT, 2009. Module për mësuesit TIK 2008- 2010 nga IKT. Udhëzuesi kurrikular i gjimnazit, IZHA, 2010. Teste Model për Informatikën. Botim i IKT. Korniza Kurrikulare e Gjimnazit, IKT 2009. Standardet e të nxënit për gjimnazin, (Teknologji dhe TIK, në veçanti TIK), botim i IKT 2008.

Rezultati në testim do të jetë faktor përcaktues

Ndërsa pritet që vendet vakante të hapen këto ditë, testimi do të jetë faza më e rëndësishme për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar dhe do të vijojnë deri në mbyllje të ditës së nesërme. Mësuesit duhet të jenë të aftë të shpjegojnë ligjin për sistemin arsimor parauniversitar dhe dispozitat normative të këtij sistemi, si dhe organizimin dhe funksionimin e strukturave organizative të shkollës. Gjithashtu, ata duhet të zbatojnë udhëzimet për hartimin dhe zbatimin e kurrikulës shkollore, si dhe udhëzimet për zbatimin e reformës kurrikulare në gjimnaz. Të gjithë arsimtarët që aplikojnë në portalin e hapur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, në rast se e kalojnë fazën e testimit, pas emërimit duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë e nxënësve dhe të kolegëve si dhe të zbatojnë udhëzimet në personelin e shkollës.

Për sa i përket standardeve të drejtshkrimit, mësuesit duhet të njohin rregullat e drejtshkrimit të standardit të Gjuhës Shqipe, si dhe t’i zbatojnë ato gjatë veprimtarive në institucionin arsimor. Punëkërkuesit duhet të zotërojnë një larmi metodash të mësimdhënies efikase në lëndët përkatëse dhe të planifikojnë mësimin, bazuar mbi një teknikë apo metodë mësimore. Sa i përket interesit të grupeve të caktuara, MAS-i ka dhënë dhe përgjigjet specifike. Kështu, janë përjashtuar nga aplikimi të gjithë të interesuarit që kanë mbaruar arsimin e lartë për psikologji (jashtë profilit të mësuesisë), ata që aktualisht po ndjekin Masterin Profesional dhe nuk do të mund të ketë testim për të gjithë ata që po ndjekin praktikën mësimore. MAS jep dhe udhëzimet për sistemin që kanë përfunduar punëkërkuesit. “Nëse keni përfunduar studimet e larta të sistemit 4-vjeçar ose 5-vjeçar ju duhet të zgjidhni opsionin Master Shkencor, në rast se keni përfunduar një Institut të Lartë Pedagogjik 3-vjeçar, ju duhet të zgjidhni Master Profesional. Opsioni DIND do të zgjidhet vetëm ne rast se diploma juaj është e specifikuar e tillë”.

Qëllimi i programeve orientuese

Programi orientues për efekt testimi të aplikantëve të arsimit fillor është hartuar për të mbështetur dhe nxitur zhvillimin e tyre profesional. Programi është hartuar nga grupi i punës, duke mbajtur parasysh përmbushjen e dy qëllimeve kryesore: së pari, ofrohet si një program orientues për Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat e Arsimit si dhe të gjithë mësuesve të ciklit fillor të arsimit parauniversitar për të realizuar veprimtaritë kualifikuese dhe trajnuese në bazë rrethi. Në këtë aspekt programi mund të plotësohet nga DAR/ZA-të përkatëse, sipas kushteve dhe mundësive konkrete.

Së dyti, ai është një program i detyruar veçanërisht për aplikantët për të përballuar me sukses kërkesat që ka ky testim. Është fjala për të gjitha dokumentet ligjore, urdhëresat dhe udhëzimet e MAS që zbatohen në shkollë duke u përqendruar në ato të viteve të fundit. Programi synon rritjen e përgjegjshmërisë së mësuesve për njohjen dhe zbatimin e legjislacionit arsimor, në mënyrë të veçantë, të risive më të fundit të reformës arsimore si dhe rritjen e aftësive dhe të kompetencave profesionale të kuadrit mësimdhënës, për të ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen e efektivitetit të procesit mësimor, drejt një mësimdhënieje të suksesshme.

Gjithashtu, secili program orientues synon rritjen e përgjegjshmërisë së mësuesve për domosdoshmërinë e njohjes së koncepteve bazë dhe ligjësive shkencore, si dhe të zbatimit të tyre në praktikë, në përputhje me specifikat e moshës së nxënësve dhe të klasës ku japin mësim. Rritja e përgjegjshmërisë së mësuesve për njohjen dhe zbatimin e rregullave të etikës dhe komunikimit në punën e tyre në shkollë, bashkë me aftësimin e mësuesve në drejtim të zbatimit me saktësi të rregullave drejtshkrimore të shqipes është një nga synimet e tjera të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat