Braçe: 5 koncesionet e Berishës vendosin për fatin e qytetarëve për 15 vjet

Shqipëria

Braçe: 5 koncesionet e Berishës vendosin për fatin e qytetarëve për 15 vjet

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:35

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe theksoi se për herë të parë kursimi publik po kthehet në investim për qytetarët. Gjatë prezantimit të projekt-buxhetit për vitin 2015, Braçe u ndalë tek sektorët kryesorë të cilët përfitojnë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Duke u kthyer pas në kohë, Braçe kujtoi se Berisha vendosi në fund të mandatit të tij qeverisës 5 koncesione, të cilat do ndikojë në shpenzimet e qytetarëve për 15 vjet.

“Për shkak si janë nënshkruar kontratat nga qeveria e shkuar, kanë një kosto të jashtëzakonshme për sipërmarrjen dhe qytetarët. Theksoj se Berisha vendosi në fund të mandatit me 5 koncesionet, sesa ne do të paguajmë për 15 vitet e ardhshme. Këto para nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por në xhepat e koncensionarëve, në dëm të interesit publik dhe në favor të tyre”, deklaroi Braçe.

Braçe: Ja sa do rriten ndihmat sociale

Gjatë vitit 2014, në bazë të cilit është realizuar buxheti 2015, është shtrirë efekti i tatimit progresiv mbi palët. 20 mln dollarë më pak tatim-fitim, pasi është shtrirë i plotë efekti mbi 95% të pagave. Për këtë vit rritja e të ardhurave të tatim-taksave nga TVSH dhe sigurimet shoqërore.
Shpenzimet do të rriten me 180 mln dollarë në vitin e ardhshëm. Llogaria sociale shumë e fortë do shkojë në 1.6 mld dollarë , përtej indeksit të inflacionit, pagesat e ndihmës ekonomike, të paaftësisë. Llogaria kapitale e investimeve publike, rritet me 800 mln dollarë në sektorët jetikë të vendit.

Braçe: 16% e tatimeve drejt ekonomisë kombëtare

Deri në fund të vitit 2015 borxhi i shlyer do të arrijë në 630 mln dollarë. 1 mld dollarë do shkojnë në këto vit ekonomisë, 2 mld dollarë po i injektojmë ekonomisë në dy vite. 16% e parave të taksave po i injektomë ekonomisë kombëtare. Taksat e reja dhe barrë së shtuar fiskale do i japim 2 mld dollarë,
Deficiti buxhetor do te ulet me 280 milionë dollarë gjate vitit 2015. Kursimi publik arrin në 200 mln dollarë, kthehet në terma pozitivë.
Tatimi dhe taksat për t’i investuar dhe kthejmë kursimin publik në terma pozitiv, duke shmangur abuzimet me shpenzimet publike.
Po kthejmë rritjen ekonomike, për vitin e ardhshëm në trende mesatare, me 3 %. Për 2 vite dhe në vijim të 2017 do të shlyejmë 204 mld dollarë interesa të borxheve, që kemi trashëguar nga qeverisja e Berishës. 630 mln dollarë që do ja paguajmë sipërmarrjes.

Braçe: Berisha të publikojë të vërtetat për faturat e energjisë

Ftoj Berishën që të publikojë kontratën e energjisë elektrike dhe faturat, kush e paguan energjinë që ai konsumon, me cilin emër dhe me cilat fatura. Pasi një do paguajë tek një pjesë e qytetarëve. Lulzim Bashës i kërkoj të tregojë sesa konsumon ai dhe përfiton ai apo jo nga rikonstruktimi i çmimit të energjisë elektrike.

Braçe: Berisha vendosi sa do paguajmë për 15 vjet

Kompania e koncesionit të kontenierëve e ka marrë në arbitrazh gjatë kohës së Berishës. Për hir të së vërtetës kanë ndodhur gjëra të çuditshme me atë koncesion. Autoriteti i Konkurrencës e ka cilësuar në kundërshtim, e ka konsideruar një monopol të pastër dhe mbi kurrizin e qytetarëve. Për shkak si janë nënshkruar kontratat nga qeveria e shkuar, kanë një kosto të jashtëzakonshme për sipërmarrjen dhe qytetarët. Theksoj se Berisha vendosi në fund të mandatit me 5 koncesionet, sesa ne do të paguajmë për 15 vitet e ardhshme. Paratë nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por në xhepat e koncensionarëve, në dëm të interesit publik dhe në favor të tyre.

Braçe: Privatizimi i HEC-eve, masa të Berishës

Masa të tjera vendimit të KM të Berishës që përcaktojnë sasinë që duhet të blihet energjia nga koncesionarë të vegjël dhe çmimit të subvencionuar që korporata duhet t'i blinte. Ishte 10 % më shumë së çmimi i importit. Një mori vendimesh të ndërmarra, që e kanë shkatërruar sistemin, përkeqësuan bilancin e sistemit elektro-energjetik dhe janë barrë për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat