Ndërtimet pa leje, INUK vijon aksionin tek Unaza e Re

Shqipëria

Ndërtimet pa leje, INUK vijon aksionin tek Unaza e Re

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:20

Rinisi mëngjesin e sotëm aksioni i INUK në kryeqytet, për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar edhe ditën e sotme do vazhdojë aksionin në zonën e Unazës së Re, saktësisht nga rrethrrotullimi i Doganës dhe deri tek Pallati me Shigjeta.

INUK nisi disa ditë më parë aksionin për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë, ndërkohë që nuk raportohen përplasje mes pronarëve dhe qytetarëve.

INUK ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve në aksionin e ndërmarrë, i cili siç thekson ky institucion, ka për qëllim vendosjen e ligjshmërisë në territor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat