Arrestimi i drejtoreshës në Lushnje, Bregu: Kjo është ‘nisma’ e qeverisë për përzgjedhjet me konkurs

Shqipëria

Arrestimi i drejtoreshës në Lushnje, Bregu: Kjo është ‘nisma’ e qeverisë për përzgjedhjet me konkurs

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 09:52

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka reaguan me një postim në rrjetin social ‘Facebook’ pas arrestimit të Drejtoreshës së Arsimit në Lushnje. Bregu ka ironizuar ‘nismën e qeverisë’ për emërimet në arsim, duke pyetur se ‘me çfarë ideje konkurroi dhe u përzgjodh drejtoresha e arsimit në Lushnjë që u arrestua pasi merrte 5 mijë euro për një vend pune’. Ja si është shprehur më gjatë Bregu në statusin e saj

‘Besoj të gjithëve ju kujtohet “nisma e gjetur” e qeverise për të vënë pikat mbi i në arsim, ajo e përzgjedhjes së drejtorëve të Drejtorive Arsimore me konkurs. “T’ju japim mundësi të gjithë atyre qe kane ide dhe vullnet të marrin në dorë drejtimin e institucioneve arsimore që të konkurrojnë” -thoshte KM nje vit me pare! Një pyetje kam, pasi besoj akoma se ka njerëz që s’ kane gjetur vend ku t’i shprehin idetë e tyre konkurruese ende: Me çfarë ideje konkurroi dhe u përzgjodh drejtoresha e Arsimit në Lushnje, e cila u arrestua pasi merrte 5 mijë Euro për një vend pune?!’- shkruan Deputetja e PD, Majlinda Bregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat