Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni bashkë me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini inspektuan sot punimet në qytetin e Elbasanit, të ndërmarra nga fondi i zhvillimit të rajoneve.
Ministrja u njoh nga afër për projektet e reja për vitin 2015. Duke vlerësuar modelin e punës së bashkisë se Elbasanit Gjermeni deklaroi se ky model krijon premisa për më shumë investime vitin e ardhshëm.
Sipas A1 Report, Sejdini deklaroi se në qytet janë investuar 5.5 milionë dollarë në këto projekte.
Nga fondi i zhvillimit të rajoneve Bashkia Elbasan përfitoi disa investime ndër të cilat dy ndërhyrje në unazën veriore, rrugën Qemal Stafa, rrugën e Krastës, si dhe fasadat e qytetit të Elbasanit.