Berisha: Rama, mashtron apo zbythet?!

Shqipëria

Berisha: Rama, mashtron apo zbythet?!

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 17:13

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se protesta e 22 nëntori e ka arritur rezultatin e saj pas që kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nuk do të këtë rritje të energjisë elektrike.

Gjithashtu, Berisha ka thënë se protesta e 250 mije qytetareve me 22 nëntor e ka ulur Ramën me këmbë në tokë si dhe ti besosh atij është si ti besosh shërbimit shëndetësor dhe legalizimeve falas te tij.

“Te dashur miq, pas protestes mbare popullore te 22 nentorit, Edvin Kristaq Rama, i trembur deri ne palce prej saj, deklaroi sot se nuk do kete rritje te çmimit te energjise per ata qe e paguajne energjine, pra ai terhiqet nga rritja e çmimit te energjise! Por mashtron duke pretenduar se heqja e fashes nuk eshte rritje çmimi apo u zbyth sepse protesta e 250 mije qytetareve me 22 nentor e ka ulur me .....kembe ne toke? Mbetet per tu pare!

Ti besosh Rames dhe deklaratave te tij eshte njelloj si ti besosh sherbimit shendetesor dhe legalizimeve falas te tij. Qytetaret jani gati!”, ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat