Ngec hetimi për aparaturën e Shërbimit Informativ të Ushtrisë

Shqipëria

Ngec hetimi për aparaturën e Shërbimit Informativ të Ushtrisë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:42

Ngecin hetimet për aparaturën e përgjimeve të Shërbimit Informativ Ushtarak, që mendohet se është përdorur për të përgjuar opozitën dhe diplomatët e huaj në Shqipëri pas demonstratës së 21 janarit 2011.

Burimet zyrtare nga prokuroria e Tiranës, thonë për “ABC NEWS”, se shkak për këtë ngecje është bërë mungesa e pajisjes dhe teknoologjisë së duhur nga Instituti i Policisë Shkencore pranë MInistrisë së Brendshme për të ekzaminuar aparaturën me vlerë 1.5 milion euro. Sipas policisë shkencore, për tre muaj është tentuar hapja e hard-diskut dhe interceptorëve të aparaturës për të parë nëse ky aparat I teknologjisë së lartë është përdorur për përgjim, por nuk është arritur deshifrimi dhe hyrja brenda materialeve të hard-diskut. Të ndodhur në këto kushte, ekspertët shqiptar thonë se nuk mund të konstatojnë nëse kjo aparturë është përdorur duke përgjuar deputet apo diplomat të huaj siç thuhet në kallëzimin e MInistrisë së Mbrojtjes. Pas kësaj përgjigje, hetuesit thonë se i është kërkuar ndihmë Byrosë Federale të Hetimit nëpërmjet Ambasadës Amerikane nga e cila pritet një përgjigje. Gjithashtu, burimet thonë se prokuroria do të kërkoj ndihmë nga kompania prodhuese në Izrael, ku është blerë nga ndërmarrja shtetërore “MEICO” me ndihmën e një kompanie ndërmjetësuese shqiptare.
SIpas kallëzimit të ministries së mbrojtjes, ish-zyrtarët e këtij institucioni dhe Shërbimit Informative Ushtarak pas blerjes së kësaj aparaturë dyshohet se kanë përgjuar deputetët të opozitës dhe diplomat të huaj, pas demonstratës së 21 janarit 2011. Këtë pretendim, e kanë hedhur posht ish-ministri i mbrojtjes Arben Imami dhe ish-drejtori i SHIU-t Ylli Zyla. Përveç këtij objekti të hetimit nga ana e prokurorisë, po hetohet edhe për procedurat e tenderimit dhe blerjes së kësaj pajisje nga kompania shtetërore MEICO, pasi dyshohet se është bërë me prokurim të drejtëpërdrejt. Kjo aparturë është blerë me urdhër të ish-ministrit Imami me nr. 146, datë 3.2.2011, “Për blerjen e pajisjeve operacionale për mbështetjen me inteligjencë të kontigjentëve të Forcave të Armatosura jashtë vendit” me vlerë 1 milion e 589 mijë euro. Aparatura bën pjesë në formatin e teknologjisë së lëvizshme të përgjimit me rreze të kufizuar. Kjo aparaturë në thelb është një kompjuter i cili ka të instaluar një sërë programesh që mundësojnë dekodimin dhe regjistrimin zanor të bisedave telefonike në një rreze prej 300 metrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat