Gauck: Gjermania do mbështes reformat tuaja

Shqipëria

Gauck: Gjermania do mbështes reformat tuaja

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:19

Gjermani do vazhdojë të jetë një partneri i besueshëm dhe mbështetës. Kështu siguroi Presidenti gjerman, Joachim Gauck, në mesazhin e urimit dërguar Bujar Nishanit, me rastin e festave kombëtare.

Kreu i shtetit gjerman, Gauck theksoi se marrja e statusit për në BE, është një hap me rëndësi për Shqipërinë drejt bashkësisë të 28 vendeve.

Ndërkohë që shprehet se, Gjermania do të ndihmojë në reformat e vendit me çdo gjë.

Mesazhi i Presidentit gjerman, Joachim Gauck

Me rastin e Festës suaj Kombëtare, ju përgëzoj juve, si dhe qytetarëve të vendit tuaj përzemërsisht, edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi.

Në qershor të këtij viti, vendi juaj mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Kjo ka qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e vendit tuaj për në Bashkimin Evropian. Gjermania do të jetë një partner i besueshëm i Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen dhe do t’i përkrahë reformat e mëtejshme të vendit tuaj me të gjitha mjetet që ka në dorë.

Ju uroj juve dhe njerëzve në Shqipëri, edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi, gjithë të mirat dhe një të ardhme paqësore në mirëqenie dhe liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat