Vjedhja e energjisë, 10 arrestime, 1143 lidhje të paligjshme

Shqipëria

Vjedhja e energjisë, 10 arrestime, 1143 lidhje të paligjshme

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 23:46

Vijon operacioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike. Gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë intensifikuar punën e përbashkët në të gjithë vendin jo vetëm për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, dhe për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë arrestuar 10 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike , si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 1.812 raste. Gjithashtu janë ndërprerë 1.143 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Kontrolli po vijon në bazë zone, duke kontrolluar kabinat me radhë si dhe abonentët biznes dhe familjarë që furnizohen nga këto kabina me energji elektrike, ku gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 223 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat