Bunkieri antiatomik, jehonë edhe në Austri

Shqipëria

Bunkieri antiatomik, jehonë edhe në Austri

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 19:20

Bunkeri antibërthamor i cili u hap ditën e shtunë, për herë të parë për qytetarët shqiptarë, pas gati çerek shekulli pas rënies së regjimit komunist, ka ngjallur interesin në mbarë botën.

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen për rëndësinë e këtij bunkeri, i cili tashmë është një muze dhe mund të vizitohet falas nga qytetarët. Nga Vjena, Rama konfirmoi interesin e madh që austriakët kanë shfaqur për bunkerin.

“Edhe në “Vienna Economic Forum”, ka agjenci turistike të interesuara për të mësuar për bunkerin antiatomik të Enver Hoxhës”, shkruan Rama në rrjetin e tij socal Facebook.

Më herët Rama njoftoi se këto dy ditët e para, pas hapjes së bunkerit antiatomik, ka patur rreth 4 mijë vizitorë, të interesuar për të parë atë që kryeministri e quan “marrëzi komuniste”:

“Katër mijë vizitorë në dy ditët e para pas çeljes së ekspozitës Bunk-Art në pallatin nëntokësor të marrëzisë komuniste”, shkruan Rama në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat