Presidenti Obama Nishanit: SHBA, krenare që kanë Shqipërinë aleate, mike e partnere të ngushtë

Shqipëria

Presidenti Obama Nishanit: SHBA, krenare që kanë Shqipërinë aleate, mike e partnere të ngushtë

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 17:44

-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka uruar sot nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, me rastin e Festës së Pavarësisë.

Në mesazhin drejtuar Nishanit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shprehet se “Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiroj t’i përcjell urimet e mia më të mira qeverisë dhe popullit shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë. Duke festuar pavarësinë tuaj, ne përshëndesim përparimin e mrekullueshëm që keni shënuar në ndërtimin e demokracisë në vend si dhe kontributin ndaj sigurisë, qëndrueshmërisë dhe begatisë ndërkombëtare në rajon dhe anembanë botës. Ju përgëzojmë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Suksesi i vendit tuaj në përparimin përgjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e thellon qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe shërben si shembull për aspiratat euro-atlantike të fqinjëve tuaj”.

“Shqipëria është një partnere e palëkundur dhe kontribuuese për sigurinë globale. Ne i jemi mirënjohës kontributeve të rëndësishme të Shqipërisë dhënë në misionin e NATO-s në Afganistan, në përpjekjet ndërkombëtare në Ukrainë, qëllimeve humanitare dhe stabilizuese në Irak si dhe në luftën kundër kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe luftëtarëve të huaj. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e kanë Shqipërinë si aleate, mike dhe partnere të ngushtë. Urime për Ditën tuaj të Pavarësisë!”, përfundon mesazhi i Presidentit Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat