Barroso-Nishanit: Marrëdhënia Shqipëri-BE do thellohet në të ardhmen

Shqipëria

Barroso-Nishanit: Marrëdhënia Shqipëri-BE do thellohet në të ardhmen

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 15:54

Ish-Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso i ka dërguar një mesazh kreut të Shtetit shqiptar, Bujar Nishanit, për ta falënderuar për bashkëpunimin gjatë kohës që ka shërbyer në komision.

Duke ju drejtuar me fjalën "mik", Barroso shkruan se gjatë dhjetë viteve të fundit, Bashkimi Evropian ka kaluar nëpërmjet disa prej kohëve më sfiduese të historisë së tij, “që nga nevoja për t’u pajisur me një Traktat të ri, tek trajtimi i krizës financiare globale, që evoluoi në krizë sunduese të borxhit e deri tek përballimi i ndërlikimeve të një rendi të ri botëror që po shfaqej”.

Por pavarësisht këtyre sfidave, Barroso deklaron se BE ia ka dalë me sukses që të mbajë Evropën e bashkuar, duke rritur numrin e anëtarëve nga 15 në 28.

“Kemi përfshirë një mënyrë të re të punuari pas Traktatit të Lisbonës dhe jemi përshtatur për ta përgatitur më mirë bashkimin që të përballet me sfidat dhe të shfrytëzojë mundësitë që sjell globalizimi. Dhe përkundrejt të gjitha shanseve dhe parashikimeve të shumë njerëzve, kemi treguar aftësitë ripërtëritëse të jashtëzakonshme të Bashkimit Evropian nëpërmjet vullnetit politik dhe udhëheqjes”, shkruan Barroso.

Me tej ish-Presidenti i Komisionit Evropian shpreh besimin e tij se bashkëpunimi mes BE-së dhe Shqipërisë do të zgjerohet në të ardhmen, në fazat e mëtejshme të zgjerimit të organizatës.

“Ndihem veçanërisht i kënaqur me përparimin që është shënuar në fushën e zgjerimit. Komisioni Evropian e ka ndihmuar Evropën Juglindore që të përparojë në rrugëtimin e saj evropian, një përparësi strategjike ndaj së cilës unë kam qenë gjithmonë tepër i përkushtuar. Kështu që kam besim se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të vazhdojë të zgjerohet e të thellohet në të ardhmen”, përfundon letra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat