Nis fushata kundër dhunës gjinore

Shqipëria

Nis fushata kundër dhunës gjinore

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 14:39

Ka nisur sot në Tiranë, fushata 16-ditore kundër dhunës me bazë gjinore. Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, bëri një thirrje për djemtë dhe burrat e kryeqytetit, për t’iu bashkuar fushatës kundër dhunës gjinore, sepse sipas tij, “trimëria e vërtetë është të dalësh kundër traditës”.

“Të drejtat e grave dhe vajzave janë të drejtat e njeriut. Ndaj dhe theksi është te përfshirja e burrave tek çështja e avokatisë kundër dhunës ndaj grave. Dhuna ndaj grave ka mbetur monopol i burrave”, tha ministri.

Veliaj deklaroi se në vitin e fundit ka patur një rritje prej 30 % të denoncimit të rasteve të dhunës, krahasuar me një vit më parë:

“Pra, lajmi i mirë është që është rritur raportimi dhe gratë janë ndërgjegjësuar. Njëkohësisht kemi pasur një reagim më të mirë nga institucionet ligjzbatuese, 1800 urdhra mbrojtje”.

Kjo fushatë, tha Veliaj, nuk matet me statistika por ka qëllim të emancipojë që kjo mos të ndodhë më, sigurisht ka nevojë për t’u raportuar. Fushata sensiblizuese zgjat nga 25 nëntor-10 dhjetor dhe për Veliajn, djemtë dhe burrat janë pjesë e zgjidhjes së këtij problemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat