Tahiri inspekton aksionin e energjisë: Deri në zhdukjen e fenomenit

Shqipëria

Tahiri inspekton aksionin e energjisë: Deri në zhdukjen e fenomenit

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:58

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri inspektoi sërish sot aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Ministri Tahiri ndoqi aksionin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Fushën e Aviacionit, ku edhe u ndërprenë disa lidhje të debitorëve të energjisë elektrike.

Gjatë këtij inspektimi Tahiri u shoqërua edhe nga drejtori i OSHEE-së, Arben Seferi.

Në deklaratën e tij për medien, ministri Tahiri theksoi se, “operacioni do të vazhdojë deri në zhdukjen e këtij fenomeni dhe nuk do të ketë asnjë devijim. Paratë e munguara përkthehen më pak investime publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat