Invalidët e punës: Kërkojmë 780 milionë lekë më shumë

Shqipëria

Invalidët e punës: Kërkojmë 780 milionë lekë më shumë

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:54

Invalidët e punës kërkuan sot shtimin e buxhetit me rreth 780 milionë lekë. Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë tha se, qeveria duhet të mbështesë këtë kategori.

“Mosha jonë mesatare është 49.3 vjeç dhe fëmijët tanë kanë të drejtë të arsimohen. Buxheti i planifikuar për ne për vitin 2015 është 3 miliardë e 24 milionë lekë, por duhen edhe 780 milionë lekë. Sot më shumë përfitim ka një individ që nuk ka kontribuar, sesa unë që isha kontribuues”, u shpreh Omuri.

Sipas tij, në bazë të përllogaritjeve nevojiten 2 dollarë për person, ndërsa Omuri nënvizoi se janë gjithsej 65 mijë invalidë të punës. Ndër të tjera Omuri theksoi se qeveria u ka premtuar mbështetje dhe kërkesat e tyre janë pjesë e premtimeve të saj.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, bëri të ditur se kërkesat e kësaj kategorie do të merren në shqyrtim nga ana e Komisionit dhe se do të kërkohet vëmendja e Kuvendit, ndaj shqetësimeve të paraqitura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat