Kryeministri Edi Rama, dy ditë pas protestës së opozitës kundër rritjes së çmimeve e taksave, tregon disa shifra e fakte lidhur me vendimet e aksionet e qeverisë. Përmes faqes së tij zyrtare në “Twitter”, Rama shkuan se në fakt taksat dhe çmimet e energjisë dhe të naftës nuk janë rritur, por janë ulur.
“Ankohet për rritje taksash kush s’paguan asnjë taksë! 95% e taksapaguesve shqiptarë sot paguajnë më pak taksa se një vit më parë.
Ankohet për rritje çmimesh kush dëgjon propagandën e pushtethumburve! Çmimet s’janë rritur, përkundrazi: Është rritur konsumi.
Ankohet për rritje të naftës kush nuk sheh xhepin po SHQUP-in! Çmimi i naftës sot është më i ulët se vjet dhe as do të rritet.
Ankohet për çmimin e energjisë kush si paguan po i vjedh dritat! Çmimi i energjisë s’do rritet, operacioni kundër hajdutërisë do ashpërsohet!”, reagon kryeministri Rama në “Twitter”.
Lidhur me aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje të INUK, Rama thekson se do bëhen legalizime falas për banesat në zonat informale.
“Ankohet për INUK kush është mësuar të zërë shesh për përshesh! Legalizime falas shtëpive në zonat informale, shkulje e çibanëve mbirë rrugëve”, reagon Rama.
Ndërsa përsërit arsyen për të cilën sot ndodhen në pushtet, për vendosjen e rregullave dhe jo për një shtet, siç e cilëson Rama rrumpallë.
“Jemi votuar të bëjmë shtetin e qytetarëve që duan ligj, pune e mirëqenie, jo rrumpallë! Punësimi e mirëqenia rriten me respekt për rregullat”