"Pasaportë për çdo shqiptar në origjinë"

Shqipëria

"Pasaportë për çdo shqiptar në origjinë"

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 09:37

Aleanca KuqeZi vazhdon fushatën maratonë që ka ndërrmarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë duke nënshkruar dy projekt-ligje që do prezantohen parlamentit me 40.000 firma nga populli: "Emigrantët vota online" dhe "Pasaportë për çdo shqiptar në origjinë".
Afro 2000 emigrantë janë tubuar në Austri me thirrje patriotike dhe në mbështetje të kauzës kombëtare. Shqiptarë nga të gjitha trevat Tirana, Shkodra, Prishtina, Gjakova, Tetova Shkupi etj që punojnë në Austri u tubuan në afërsi të kryeqytetit Vienë për të drejtat e shqiptarëve me sloganin: "Jemi autokton, jemi 10 milion". Mes thirrjeve patriotike ata i siguruan një pritje suprizë kreut të Aleancës KuqeZi dhe aktivistëve organizatorë i cili ka shpalosur një fjalim tejet karizmatik.

Në tubim kryetari i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu deklaroi se shqiptarët janë të ndarë, të coptuar, të varfëruar, të emigruar dhe jemi i vetmi komb që kemi dy shtete me gjysëm qeverie dhe çerek parlamenti. Eshtë koha që së bashku të reagojmë për në komb të bashkuar dhe një shtet me standarte Jo se i kërkon BE por se i kërkon nevoja e popullit më të varfër në kontinent".

Tahir Jonuzi deklaroi se 17 shkrurti dhe 28 Nëntori si du simbole historike në vitin 2015 do na gjej më të bashkuar. Dhjetra personalitet shprehën solidaritetin shqiptar në këtë periudhë të vështirë që po kalon Kosova dhe Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat