Berisha Ramës: As Enveri s'të shpëton dot

Shqipëria

Berisha Ramës: As Enveri s'të shpëton dot

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 09:16

Hapja e bunkerit të ndërtuar në periudhën e komunizmit nuk ka mbetur as jashtë vëmendjen së ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe pse ai ka shfrytëzuar këtë moment për të sulmuar pasardhësit e tij, Edi Rama por dhe për t’i bërë jehonë protestës së opozitës të mbajtur dy ditë më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social në “Facebook”, Berisha shkruan: “Edvin besove se me shtetin tënd policor mund të trembje si eterit tuaj barbar shqiptarët, por gabove fatalisht! Ata sot janë njerëz të lirë! Populli dje të shporri, të ndryu në bunker. Edhe Enveri yt të ngrihet nga varri nuk të shpëton dot! Mirë je aty, merr ushqime dhe mall, prehu në vetmi si kufomë politikë në shtratin e atit tënd mizor, Hitlerit shqiptar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat