Qëndrimi pas protestës, Selami: Rama u tregua kryeministër i padenjë

Shqipëria

Qëndrimi pas protestës, Selami: Rama u tregua kryeministër i padenjë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 23:36

Qëndrimi i Edi Ramës pas protestës masive para kryeministrisë duket se nuk ishte aspak ajo që priste opozita. Deputeti demokrat Eduard Selami i vlerësoi rreshtat e shkruara nga kryeministri Rama në Facebook si fjalë të pa denja të një kryeministri, të një vendi anëtar të NATO-s apo një vendi aspirant për në BE.
“Këto janë përtej turpërueses për një kryeministër anëtar të NATO-s dhe që dëshiron të shkojë në BE. Nuk është ky reflektimi. Në çdo vend bashkëkohor, perëndimor, kryeministri në raste të tilla del jep shpjegimet e tij, kërkon ndjesë dhe i jep mundësise për të ndrequr këto gjëra. Sesi ka mundësi të mendosh se ke sukses kur ke mijëra njerëz në shesh.”
Zgjedhjen e Ramës për të hapur bunkerin e diktatorit në ditën kur mijëra qytetarë protestonin para zyrave të tij në kryeministri, Selami e cilëson vlerësimin direkt për Enver Hoxhën.
“Qëndrimi i rikthimit dhe i rivlerësimit indirekt që iu bë, për mua ka qenë një zhgënjim i madh. Këtu kam parasysh Gjermaninë, shikoni qëndrimin ndaj Hitlerit. Këtu kam parasysh edhe Stalinin. Nuk e njeh njeri Stalinin si komandant dhe çlirimtar, e njohin si diktator, shkatërroi vlerat dhe jetën e million rusëve.”
Po ajo që është më shqetësuese për Selamin është vetë tendenca diktatoriale e shfaqur nga Rama, në një kohë kur ai ka vetëm rolin e kryeministrit.
“Ai mund të dalë dhe të hiqet modern dhe si antikomunist, por në mentalitetin fatkeqësisht kryeministri ynë nuk është shumë larg. Raporti që ka kryeministri me ligjin që e quan gati gati si një rekomandim për mua është shqetësuese dhe është shenja më tipike kur i kam thënë se ka një përqasje diktatoriale dhe ka tendenca policore. Po ta shikojmë me kujdes kushtetutën ai është vetëm kryeministër i vendit.”
Në një analizë të përgjithshme për punën e qeverisë Eduart Selami tha se Rama po bën vetëm shtet policor të panevojshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat