Sali Berisha e xhiron protestën nga droni (Video)

Shqipëria

Sali Berisha e xhiron protestën nga droni (Video)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 22:55

Entuziazmin e numrit të madh të protestuesve nuk ka mundur ta fsheh sot gjatë gjithë ditës, ish – kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Në një kanal të YouTube's, që mban emrin e Berishës, është shpërndarë një video ku protesta e organizuar sot është xhiruar me një kamerë nga një Dron.

Droni, së fundmi është duke u përdorur nga shumë njerëz, e sidomos popullin shqiptarë, pas ndeshjes Serbi – Shqipëri, ku mbi qiellin e stadiumit “Partizan”, përmes Dronit u lëshua flamuri i trojeve etnike.

Ndërsa, sot një tjetër Dron, ka gjiruar protestën në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku Partia Demokratike dhe simpatizuesit e saj i kërkonin kryeministrit të tanishëm që ta lëshonte pushtetin.

Mes thirrjeve, “Rama ik’, ‘Rroftë Sali Berisha’, “Basha’, “Basha”…. Konsiderohet se ishin mbledhur rreth 200 mijë shqiptarë, të cilët protestonin kundër rritjes së taksave, papunësisë, dhe gjendjes së vështirë ekonomike që sipas tyre, është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare.

Protestuesit qëndruan për rreth një orë para sheshit të Kryeministrisë, dritaret e së cilës qëndronin të mbyllura, ndërsa godina ishte e rrethuar nga shumë polic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat