"Energjia", 6 në pranga, priten 602 lidhje ilegale

Shqipëria

"Energjia", 6 në pranga, priten 602 lidhje ilegale

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 21:44

Aksioni i sotëm kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka çuar në arrestimin e 6 personave dhe ndërprerjen e 602 lidhjeve të paligjshme.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se, në të gjithë vendin, kanë vepruar 66 grupe të përbashkëta polici – OSHEE. Sot janë kryer 903 kontrolle si dhe janë ndërprerë 602 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë.

Kontrolli po vijon në bazë zone, duke kontrolluar fidrat dhe kabinat me radhë si dhe abonentët biznes dhe familjarë që furnizohen nga këto kabina me energji elektrike, ku gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 168 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat