Klandestinët revoltohen për kushtet, FNSH në gatishmëri

Shqipëria

Klandestinët revoltohen për kushtet, FNSH në gatishmëri

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 16:03

Emigrantët sirianë që mbahen në ambientet e Qendrës së Mbylljes së Emigrantëve të Parregullt u revoltuan për kushtet e këqija. Klandestinët mbahen në këtë qendër, e cila ndodhet në fshatin Kareç, ku për shkak të revoltës u vunë në lëvizje edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.

Sipas burimeve policore të “A1 Report” mësohet se, prej disa ditësh disa grupe prej 4 efektivësh të FNSH-së, janë dislokuar me shërbim 24 orë pranë kësaj qendre, me qëllim për të mbajtur në kontroll situatën në ambientet e saj.

Klandestinët janë revoltuar për shkak të kushtet e këqija higjeno-sanitare dhe prekja nga sëmundjet infektivë në këtë qendër, që menaxhohet nga strukturat e Drejtorisë së Kufirit.

Shtetasit sirianë janë kapur nga policia, teksa kishin hyrë në Shqipëri për të kaluar më pas në vendet e BE, ku prej ditësh qëndrojnë në qendrës së pritjes së emigrantëve të huaj, në fshatin Kareç të Vorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat