Çelet bunkeri i Hoxhës, Rama: Do hapim dosjet (Foto/ Video)

Shqipëria

Çelet bunkeri i Hoxhës, Rama: Do hapim dosjet (Foto/ Video)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 14:49

Pas çerek shekulli, qeveria hapi sot dyert për të gjithë vizitorët që duan të prekin historinë komuniste përmes bunkerit antiatomik të Enver Hoxhës. Kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi se përmes hapjes së këtyre dyerve shqiptarët do kenë mundësi të kuptojnë vetë sistemin e diktaturës.

Gjatë fjalimit pasi pa nga afër atë çfarë fshihej në bunker, kryeministri Rama theksoi se hapja e këtyre dyerve nis një fazë të re me të shkuarën.

“Sot jemi dëshmitarë se kemi çelur derën e një thesari të kujtesës sonë kolektive, ku pa as më të voglin dyshim mund të zbulohen qindra mijëra copëza të një mozaikut të madh ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash, ku gjakderdhja ka bërë lëndën lidhëse, të cilët historianët nuk na e kthjellojnë ende sot.
Kështu siç jemi ne dhe historianët të ngarkuar nga një kujtesë kolektive majtas e djathtas, e cila është selektive.
Çdo përpjekje qeveritare, që niset nga qëllimi më i mirë për t’i dhënë fund historisë, është e destinuar të riprodhojë rrethin vizion, që nuk shkruhet dot deri në fund në kushtet që jemi", deklaroi Rama.

Rama: Shkrimi i historisë pa porosi qeveritare

70 vjet mund të jenë shumë, po në këtë vend kaq të vogël, ku u arrit ndërtimi i pallati anatomik, për t’u mbrojtur nga super fuqitë, është shumë e vështirë që mendjet e historianëve të bëjnë sintezën, ku ndoshta koha mund ta bëj.

Shkrimi i historisë duhet t’i mbetet historisë, përpjekjet me porosi qeveritare apo përmes vullnetit të hekurt politik, kanë qenë sa tragjike, aq edhe qesharake. Përpjekja për ta vetpikturuar vetveten në një kontekst të përzgjedhur politikisht, ka rezultuar sa tragjike, aq edhe qesharake. Ne nuk i takojmë më kësaj shkolle të jetuarit dhe të menduarit.

Një shkolle të re për Shqipërinë të lirë, ku historia e shkruajnë shkencëtarët dhe e diskutojnë njerëzit e shkencës së historisë. Ne i përkasim asaj shkolle të re për Shqipërinë, që nuk ja fsheh publikut misteret e të shkuarës.

Rama: Qeveria e shkuar fshehu histroinë

A ka kush mundësinë të më thotë, si është e mundur që kjo ngrehinë të ruhej si mister dhe t’i fshihej publikut si sekret shtetëror? Kujt i gënjeu mëndja dhe e gënjeu popullin me iluzionin se e përmbysi bashkë me regjimin dhe mendësinë e atij regjimi. Ruajtja e misterit të dosjeve të së shkuarës të sigurimit të shtetit, ku fshihen plotë të vërteta të hidhura, janë vazhdimësia e të njëjtës shkollë, të sunduarit mbi tjetrit pavarësisht kostos dhe tonelatave gënjeshtare, që derdhet përditë mbi të tjerëve.

Rama: Fazë të re të raporteve me të shkuarën

Si mundësi për t’i vendosur përpara syve dëshmitë e historisë, skutat e saj, imazhet, dokumentet. Si mundësi për të inspiruar imagjinatën krijuese , instalaciaonet që pamë bashkë me dhomat autentike të shefave të regjimit të vjetër, janë një dëshmi kuptimplotë që të krijon kjo hapësirë për të krijuar hapësira të reja, përmes fuqisë së artit.

Këto mjete janë trashëgimi e një kulturë të jetuarit, që iu siguroj do tërheqin shumë herë më tepër turistë, se sa mund të tërheq “shqiponja” e tmerrshme tek Dogana. Këtë lloj marrëzie vetëm ata që s’kanë sy për të parë hapësirën mund ta bëjnë. Jam i sigurt që ky 70-vjetor, nuk është momenti për të nxituar se kush del më shumë partizanë.

Politikë që sot duhet të gjejë mënyrën t’ia shpjegojë shqiptarëve si ka mundësi që, pas çerek shekulli mund të vijnë dhe të shohin këtë sallë, që është krijuar për të qenë salla e Parlamentit.

Konfuzion shumë vulgar dhe shumë i dëmshëm, që nuk na jep mundësinë të çlirohemi nga e shkuara. Ky është vetëm fillimi ka të tjera skuta, hapësira, që janë ruajtur njerëzve si sekrete shtetërore. Kemi projekt për një internerar historik dhe turistik.

>>Fuqia ushtarake e Enver Hoxhës / Bunkeri me pesë kate nën tokë dhe 106 dhoma! (Video)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat