VIDEOLAJM/ Protesta e PD, policia merr masa, blindon kryeministrinë

Shqipëria

VIDEOLAJM/ Protesta e PD, policia merr masa, blindon kryeministrinë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 14:30

Edhe në këtë tubim, rrethimin e Kryeministrisë Tahiri dhe Didi duket se ua kanë besuar policeve femra.
Automjete të shumta policie janë në gadishmëri për çdo incident, ndërsa në ndërtesat përreth janë të pozicionuar snajperistë të cilët po monitorojnë nga lart protestuesit.
Prej ores 10:00, policia ka ndaluar parkimin e automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Po ashtu, është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve dhe parkimi i tyre në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat