Sot, Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group

Shqipëria

Sot, Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 09:35

Sot hap dyert Edicioni i 21-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Ky panair është formësuar me prurje dhe strategji të reja qasjesh të sipërmarrësve të huaj dhe enteve shtetërore ndërkombëtare ndaj tregjeve shqiptare dhe etnoshqiptare. Është fakt që, mbi 60% të sipërmarrësve të huaj kërkojnë të testojnë këto tregje nëpërmjet njohjes së parë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës. Ndaj edhe ky eveniment shndërrohet në një stacion përmbushës, ku përpos ekspozimit dhe ndërveprimit me komunitetin e biznesit ndjehet përkrahja dhe mbështetja e organizmave dhe institucioneve shtetërore shqiptare, mikpritëse ndaj investimeve të huaja.

Epërsia e Klik Ekspo Group në organizimin e panaireve dhe evenimenteve ndërkombëtare është tashmë e prekshme dhe e kthyer në një rrymë të re standardesh dhe ekzigjencash të diktuara jo vetëm nga jetëgjatesia në tregun e brendshëm, por edhe nga Organizatat Globale në të cilat aderon. Klik Ekspo Group është e vetmja kompani që përfaqëson Shqipërinë në organizmat ndërkombëtare si UFI – Organizata Globale e Ekspozitave dhe Panaireve Ndërkombëtare (me headquarters në Paris dhe seli të tjera në Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara, themeluar që në vitin 1925), përkrah 600 anëtarëve të tjerë nga mbi 85 shtete.

Fjalëkalimet e edicionit të 21-të:

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është kthyer tashmë në një katalizator dhe zhvillues të nismave në kuadër nxitjes së investimeve direkte dhe marrëdhënieve ekonomike kulturore ndërkombëtare, duke përligjur njëhërë më tepër rëndësinë e një Diplomacie Ekonomike të shëndetshme, që gjeneron bashkëveprim dhe bashkëjetesë, përtej problematikave eventuale. Me metrikën e tij të pervitshme, pasqyron nivelin e kembimeve mes partnereve të ngushtë ekonomiko-sociale të vendit tone. Pavijoni i Italisë është ndikuar edhe nga Presidenca Evropiane këtë gjashtëmujor dhe politikat friendly ndaj investimeve dhe sipërmarrësve italiane. Marrëdhenia e ngushtë mes vendeve përkthehet në një pjesëmarrje hegjemonike të mbi 50 ekspozuesve. Sektorët më mirë të përfaqësuar janë ato energjetikë, të menaxhimit të mbetjeve urbane, turizmit, mjeteve të lundrimit, mobilerisë, përpunimit të drurit, të metaleve, materialeve të ndërtimit etj.

Pavioni i Republikës së Serbisë ofron produkte nga mbi 30 prodhues të materialeve elektrike, makinerive të industrisë agroushqimore, tekstile, materialeve të ndërtimit. Mbi 10 vite bashkëpunim, këmbëngulje e nxitje të marrëdhënieve tregtare, tregojnë edhe në edicionin e 2014-ës për vlera që këmbehen mes popujve edhe përmes biznesit dhe kulturës. Takimet B2B, nën kujdesin e Dhomave të Tregtisë të dy vendeve, Ambasadës së Serbisë në Tiranë me pjësëmarrjen e dy Dhomave Rajonalë te Tregtisë, janë indikatorë të energjisë pozitive të çliruar mes palëve. Pavijoni i Hungarisë - Nën kujdesin e Hungarian National Trading House dhe klasterave sektoriale rikthehet në një përzgjedhje të përfaqësuesve të sektorëvë në të cilët Hungaria insiston për disa vite me radhë të mund të depërtojë në tregun shqiptar me: materiale ndërtimi, materiale elektrike dhe ndriçimi, industri agroushqimore etj.

Ndërkaq, është përsëri Panairi Ndërkombëtar i Klik Ekspo Group, fushëpamja e plotë e të cilit mbi politikat nxitëse dhe marketingut shtetëtor teston këtë edicion përmes ekspozuesve nga Republika Popullore e Kinës të inkurajojë marrëveshjet ndërshtetërore nëpërmjet miklimit të investitoreve të veprave madhore, në përvjetorin e 65-të të një marrëdhënieje të ngushtë e të ripërtërirë: Pavijoni i Rëpublikes Popullore të Kines prezantohet me sipërmarrës që përfaqësojnë Rajonin e Shangait dhe Provincës Zhejiang. Ato rikthehen të gatshëm për ndërveprim ekonomik & kulturor për të tretin edicion me radhë me produkte si: materiale elektrike dhe zgjidhje për ndriçim, mobile dhe materiale ndërtimi, tekstile, industria e paketimit etj., të shoqëruara nga një seri aktivitetesh ekonomike të ndërsjella që do të marrin jetë gjatë ditëve të Panairit.

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është latuar për t’i shëmbëllyer një kuvendi kombëtar, në fokus të të cilit shqiptarìa vjen si një status për t’u krenuar, shfaq Kosovën dhe Shqipërinë me programe të ndërsjella zhvillimi dhe synim të përbashkët për integrimin dhe anëtarësimin në BE. Pjesëmarrja e shtuar e sipërmarrësve nga Kosova ofrohet me përqëndrim të lartë në materialet e ndërtimit, përpunimit të metaleve, të drurit, botimeve, industrisë agroushqimore, vreshtarisë, prodhimit të verërave dhe pijeve alkolike, lengjeve të frutave etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat