Opozita në protestë, Basha-Ramës: Bunkeri i Enverit nuk të shpëton dot nga revolta popullore (Foto-Video)

Shqipëria

Opozita në protestë, Basha-Ramës: Bunkeri i Enverit nuk të shpëton dot nga revolta popullore (Foto-Video)

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 08:28

(E plotësuar) -Të shumtë ishin qytetarët që iu përgjigjen thirrjes nga Partia Demokratike dhe nga Sindikatat për protestë. Ata e nisën marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë, ku janë ndalur për të dëgjuar fjalën e disa prej tyre. Në protestë, ishin përzgjedhur të flisnin, një student kundër rritjes së tarifave të shkollës, një person që i kishin prerë dritat për shkak se nuk kishte para të paguante faturen disa milionë lekëshe, apo një tjetër të cilit INUK i kishte prishur shtëpinë. Para mijëra qytetarëve ka folur edhe kreu i Sindikatave, Gëzim Kalaja që kërkoi reflektim të kryeministrit Edi Rama, përballë varfërisë që ka përfshirë vendin.

Në fjalën e tij kryetari demokrat Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të mos fshihet pas bunkerëve të diktaturës, se shqiptarët nuk i kanë harruar mashtrimet.

“Mos luaj me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre, shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë. Shqiptarët të thonë sot këtu duam punë dhe dinjitet”-apeloi Basha.

Kreu demokrat i beri thirrje kryeministrit te mos i rrise taksat. Sipas tij rritja e taksave dhe shteti policor nuk eshte zgjidhja.

***

“Jam sot këtu pasi pashë Shqipërinë në lot”. Kështu u është drejtuar kreu i opozitës, Lulzim Bashamijëra simpatizantëve dhe mbështetësve demokratë te mbledhur në shesh nga e gjithë Shqipëria.

Në fjalën e tij para qytetarëve, por një godine Kryeministrie pa të zotin e shtëpisë, Basha i ka kërkuar llogaridhënie qeverisë Rama-Meta mbi varfërinë dhe padrejtësitë me të cilat qytetarët përballen çdo ditë.

“Jemi më shumë se asnjëherë në historinë e këtij qyteti. Në bulevardin e shpresës, bashkimit dhe dinjitetit të shqiptarëve të lirë. Në protestën më të madhe për të drejtat ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë, rritjes së taksave, papunësisë, varfërisë dhe abuzimit qeveritar me pushtetin. Kemi ardhur sot të përballemi, të mbrojmë të drejtat tona,ta izolojmë të keqen dhe ti kthehemi të mirës përgjithmonë.Kemi ardhur këtu, sepse nuk ka ardhur dhe nuk vjen më Edi Rama tek ju, nuk i pyet më qytetarët ky Kryeministër”.

Basha ka ironizuar rivalin e tij politik, duke theksuar se fshehja në bunker nuk e shpëton dot nga revolta popullore.

“Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju shikuar ju. Është futur aty se mendon se aty nuk ju dëgjon dot, nuk ju shikon dot, nuk e ndjen forcën e bashkimit të një populli të tërë.Është futur në bunkerin e izolimit, Kryeministri që mashtroi dhe bën sikur harroi. Por ne jemi në shesh sot, jemi në bulevard që t’ja kujtojmë turret e mashtrimit të tij dhe ta pyesim me zërin e bashkuar pse nuk qeveris po do të sundosh, pse nuk dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçak.Jemi ta pyesim ç’kërkon dhuna në kohët moderne, po na kthen në pashallëkun primitiv?”

Nis marshimi, mijëra qytetarë rrethojnë Kryeministrinë: “Duam punë e dinjitet”

Partia Demokratike dhe sindikatat kanë thirrur sot qytetarët nga i gjithë vendi të protestojnë për gjendjen tyre ekonomike dhe sociale. Protesta u parapri nga një tur i kryetarit të opozitës Basha në rrethet kryesore të vendit, paralelisht me shyrtimin nga mazhoranca në Kuvend të paketës fiskale dhe projekt-buxhetit të shtetit për vitin që vjen. Qytetarët ankohen për rritjen e taksave, rritjen e çmimit apo faturimit abuziv të energjisë elektrike, për mungesën e vendeve të punës dhe të mbështetjes ndaj fermerëve. Opozita ka deklaruar se projekt-buxheti dhe paketa fiskale duhet të bllokohen, pasi, sipas saj çojnë më tej, rrënimin që shkaktuan reformat fiskale të qeverisë në vitin që po lëmë pas.

Në fjalën e tij kryetari demokrat Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama që të mos fshihet pas bunkerëve të diktaturës, se shqipatrët nuk i kanë harruar mashtrimet
“Mos luaj me bukën e fëmijëve dhe me të ardhmen e tyre, shqiptarët nuk i ngop dot me propagandë. Shqipatrët të thonë sot këtu duam punë dhe dinjitet”-apeloi Basha.

***

Qytetarë të shumtë i janë bashkuar mesditën e sotme protestës së thirrur nga Sindikatat, e cila është mbështetur fort nga Partia Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar marshimi ka nisur rreth orës 12:00 nga sheshi “Skënderbej” në kryeqytet, për tu ndalur në bulevardin përpara godinës .

***

Partia Demokratike ka zbritur sot në shesh në një tubim paqësor kundër paligjshmërisë që qeverisë dhe gjendjes së vështirë ekonomike në vend.
Protesta, të cilës i janë bashkuar mijëra qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit pritet të nisë rreth orës 12:00 të mesditës.

Me pankarta në duar kundër rritjes së çmimit të energjisë, taksave, e papunësisë, qytetarët kanë nisur zhvendosen nga sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë.

Po ashtu edhe kreu i PD-së Basha ka dalë nga selia blu i shoqëruar nga deputetë dhe të rinj të forumit demokrat për t’iu bashkuar protestuesve, ku do tu drejtohet dhe me një fjalim.
Policia e kryeqytetit, e mbështetur edhe nga efektivë të policisë së shtetit dhe garda e republikës kanë bliduar zonën përreth Kryeministrisë.

Edhe në këtë tubim, rrethimin e Kryeministrisë Tahiri dhe Didi duket se ua kanë besuar policeve femra.
Automjete të shumta policie janë në gadishmëri për çdo incident, ndërsa në ndërtesat përreth janë të pozicionuar snajperistë të cilët po monitorojnë nga lart protestuesit.
Prej ores 10:00, policia ka ndaluar parkimin e automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Po ashtu, është bllokuar totalisht qarkullimi i mjeteve dhe parkimi i tyre në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe Sheshin “Italia”.
Një ditë më parë kryedemokrati Basha përcolli apelin drejtuar qytetarëve në protestë.
“Protesta ka mision të madh të bashkojë zërin e opozitës me zërin e grupeve të interesit, sindikatave dhe zërin e rinsië për t’i thënë jo rritjes së çmimit të energjisë, jo rritjes së taksave, jo rritjes së tarfiave për studentët, jo shtetit policor, por punë dhe luftë kundër krimit e korrupsionit e barazi pë të gjithë shqiptarët.Ti themi jo buxhetit të 2015 të qeverisë Rama- Meta” nënvizoi Basha.

Prej ditësh, Basha ka zhvilluar takime në të gjithë Shqipërinë, për të mobilizuar qytetarët në protestën e 22 nëntorit.

Protesta e PD-së, turma nga sheshi drejt kryeministrisë

Protesta e planifikuar që të mbahet sot, do të nisë nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar drejt kryeministrisë. “Protesto për përkeqësimin i kushteve të jetesës”, është slogani që pritet të shpaloset sot rreth orës 12:00 në sheshin “Skenderbej”, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’iu bashkëngjiten protestës së organizuar nga Partia Demokratike.

Axhenda

Më shumë se kurdoherë, dje strukturat e Partisë Demokratike u mobilizuan për t’i dhënë dorën e fundit axhendës që do të ndiqet nga protestuesit. Në agjendën e siguruar nga “Shekulli” mësohet se protesta do të fillojë nga sheshi “Skenderbej”, ku turma të organizuara në bazë të rretheve do të marshojnë rreth orës 12:00 drejt kryeministrisë. Para selisë qendrore të qeverisë do të ngrihet një podium, në të cilin do të flasin figurat kryesore të opozitës, sindikatave dhe shoqërisë civile. Në axhendë saktësohet se rreth orës 12:45 në podiumin e ngritur do të flasin tetë persona. Në fillim, fjalën do ta marrin përfaqësuesit e sindikatave dhe shoqërisë civile, të cilat i janë bashkangjitur protestës, për tu pasuar më pas nga deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatët e saj dhe fjala përmbyllëse do të mbahet nga kreu demokrat Lulzim Basha.

Edhe pse protesta është pretenduar nga demokratët se është civile, kreu demokratë Lulzim Basha dhe deputetët e opozitës dje i kanë bërë thirrje qytetarëve pa dallim, të marrin pjesë në këtë protestë për t’i dhënë të kuptojë kryeministrit se realiteti i premtimeve të pambajtura shihet kudo dhe nga të gjithë. Protesta që PD-ja do të organizojë sot në Tiranë, do të jetë një testim për PD-në, dhe imazhin e saj. Për demokratët kjo është ana më e parëndësishme e kësaj çështjeje. Por situata në terren tregon të kundërtën, pasi po të shohim mobilizimin që përfaqësuesit e PD-së kanë bërë për këtë protestë. Përfaqësuesit e PD-së janë autorizuar nga kreu i tyre, që të shpërndahen në degët që përfaqësojnë, për të takuar qytetarë, duke i mbushur mendjen qytetarëve që nesër të jenë prezent në shesh për të protestuar.

Apeli i Bashës

Takimi i kryetarit të demokrateve Lulzim Basha me të rinjtë ka qenë dhe apeli i fundit publik për t`u bashkuar në mesditën e sotme në marshimin nga sheshi "Skënderbej" drejt sheshit përpara selisë së Qeverisë. "Me zërin e rinisë, me zërin tuaj të fuqishëm dhe të bashkuar do të flasin të shtunën të gjithë qytetarët shqiptarë për t'i dhënë një mesazh të fuqishëm Qeverisë të papërgjegjshme, të padrejtë dhe të paaftë të Ilir Metës dhe Edi Ramës, që e ka pllakosur Shqipërinë dhe e ka zënë për fyti në darën e krizës ekonomike dhe të mjerimit", tha Basha.

Pavarësisht se thirrjet për proteste janë bërë nga selia e demokrateve, kryetari i tyre u kujdes të sqaronte se Partia Demokratike vetëm po bashkon qytetarët e pakënaqur dhe grupet e interesit. "Në protestë për t'i thënë kësaj qeverie, jo rritjes së çmimit të energjisë, jo rritjes së taksave, jo rritjes së tarifave për studentët, jo shtetit policor", tha kreu i PD-së.

Zonat që ndalohet qarkullimi dhe parkimi i makinave për gjashtë orë

Qendra e Tiranës do të mbyllet për disa orë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, me përjashtim të atyre të policisë dhe autoambulancave. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, njofton se “ka marrë të gjitha masat për rendin e sigurinë mbi zhvillimin normal të marshimit të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë”. Policia njofton se më datë 22 nëntor 2014, duke filluar nga ora 10.00 nuk do të lejohet parkim i automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë. Gjithashtu, do të bllokohet, plotësisht qarkullimi i mjeteve, duke filluar nga 11.00 deri në orën 16.00 të ditës së sotme dhe nuk do të lejohet parkimi në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe sheshin “Italia”.

Rama: Protesto që drita të vidhet nga shtylla

Dje, një ditë para protestës së organizuar nga opozita, kreu i qeverisë ironizoi qëllimin e zhvillimit të saj. Përmes një foto në faqen zyrtare në “Twitter”, kryeministri Edi Rama paraqet shtesën e një banese, e cila ndërpritet tejpërtej nga një shtyllë elektrike. Pamje të tilla ndërtimi mund të kemi hasur në vend, pavarësisht që nuk janë aspak normale. Në dixhiturën e fotos, Rama shkruan: “Protesto që mos të prishen të tilla ndërtime në Tiranë dhe që drita të vidhet direkt nga "oxhaku" i ndriçimit publik!”.

Kryeministri Rama deklaroi se asgjë nuk e ndal operacionin kundër vjedhjes masive dhe hajdutëve të paskrupullt të energjisë, të cilët të gjithë së bashku i grabisin këtij vendi çdo vit aq sa shteti paguan në vit për gjithë kujdesin social; aq sa kushtojnë 100 km rrugë kombëtare; aq sa kushtojnë 150 shkolla të standardeve europiane; aq sa kushtojnë 6 spitale rajonale; aq sa paguajnë për shtetin të gjitha kompanitë! “Jo, s'ka asnjë rrugë tjetër për të bërë Shqipërinë dhe shtetin e denjë të shqiptarëve! Secili të marrë përsipër pjesën e vet dhe të gjjthë të bashkuar ta kuptojmë se të respektosh ligjin dhe të paguash detyrimet e tua është patriotizëm, ndërsa të vjedhësh është krim që dënohet me ligj e të jetosh në kurriz të shoqërise është parazitizëm që nuk mund të tolerohet më tutje”-u shpreh kryeministri.

Apeli

Gjermania, opozitës: Rikthehu në Kuvend

Teksa opozita vijon të qëndrojë jashtë parlamentit dhe pritet të dalë sot në protestë, Gjermania apelon rikthimin e saj në Kuvend. Thirrjen e ka artikuluar Michael Roth, Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane të Gjermanisë, i cili ka kërkuar që palët politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për të çuar para vendin drejt integrimit. “Partitë politike duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për përmbushjen e reformave. Një rrugë e vështirë përballet më lehtë duke bashkuar forcat. Debati është pjesë e jetës politike. Por debatet duhet të jenë pjesë e jetës parlamentare, dhe jo jashtë saj”.

Ministri i Shtetit që ka qenë krah Shqipërisë në avancimin e procesit integrues, tha se data e hapjes së negociatave, do përcaktohet nga vetë shqiptarët, me përmbushjen e detyrimeve. “Se kur do të hapen negociatat, këtë nuk ua them dot. Shqipëria e ka në dorë të përcaktojë ritmin. Me gjithë reformat që ka bërë, Shqipërisië i mbetet ende punë për të bërë, veçanërisht në drejtim të krimit të organizuar, luftës ndaj korrupsionit dhe reformimit të administratës publike”, tha Roth. Deklaratat ministri i Jashtëm i bëri në krah të homologut Ditmir Bushati në seminarin për 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Shqipërisë, tha Bushati, i mbetet ende punë për të bërë, për të shembur murin që e ndan nga Europa.

“Me rrëzimin e murit, gjermanët bashkuan jo thjesht Gjermaninë, por filluan bashkimin e Europës, por që Europa të jetë e bashkuar nuk mjafton vetëm shembja e kufijve, por është e domosdoshme shembja e mureve të panatyrshme. Ne shqiptarët kemi arritur ta lexojmë murin drejt. Është kjo që na shtyn të vazhdojmë rrugën drejt BE dhe jemi të ndërgjegjshëm që ende pas 25 vjetësh kemi shumë për të bërë për të bërë që të shembin murin ndarës nga Europa”, tha Roth. Në ministrinë e Jashtëm u prezantuan fotografi dhe dokumentar të realzuara në Shqipëri për rënien e murit të Berlinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat