Paloka: Protestë qytetare jo për të ardhur në pushtet, por t’i themi ndal Ramës

Shqipëria

Paloka: Protestë qytetare jo për të ardhur në pushtet, por t’i themi ndal Ramës

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 00:07

Vetëm pak orë para se opozita të zbresë në shesh, kreu i grupit demokrat, Edi Paloka ka deklaruar se kjo protestë është paralajmërimi i fundit për qeverinë e Edi Ramës që të reflektojë përballë kërkesave të qytetarëve. Paloka nënvizoi se protesta e së shtunës nuk është politike por është zëri i qytetarëve që zbret në sheshin Skënderbej.
“Ne dimë se pushteti vjen me votë dhe jo me dhunë, siç mendonte Rama dikur, por absolutisht nuk do të ndalemi derisa kjo qeveri të shkojë në shtëpi. Ne nuk mund të lejojmë që një qeveri të punojë kundër interesave të qytetarëve shqiptarë”
Në Ora Neës Paloka i ka kthyer përgjigje edhe ambasadorit amerikan Alexandër Arvizu i cili në Tonight Ilva Tare tha se gjërat në Shqipëri nuk shkojnë aq keq sa thotë opozita.
“Nuk e ve në dyshim që për ambasadorin amerikan, gjerat nuk janë aq keq, por unë kam detyrimin t’i besoj më shumë atyre qytetarëve, që edhe ju i keni parë cdo ditë nëpër kronika, i shohim dhe në që ju shembet shtëpia, ju shembet prona, hiqen nga puna janë cuar në ekstremin e varfërisë dhe përvec kësaj do të jenë të detyruar të paguajnë edhe më shumë.”
Ndërsa protestës pritet t’i bashkohen edhe aleatët e demokratëve, Paloka dha këtë përgjigje kur pyetet për PDIU-në:
“Nesër protesta është e qytetarëve dhe kushdo, jo partitë politike, por çdo qytetar i thjeshtë që mendon dhe e ndjen se nuk mund të durojë më taksat e reja, nuk duron do më të paguajë më shumë për këtë mazhorancë, për këtë qeveri duhet të jetë në shesh, i majtë apo i djathtë, qoftë deputet që rri në parlament apo që nuk rri në parlament.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat