Protesta e PD-së, nesër ndalohet qarkullimi i makinave

Shqipëria

Protesta e PD-së, nesër ndalohet qarkullimi i makinave

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:23

Protesta e Partisë Demokratike në Tiranë, ka bërë që policia të marrë masat për sigurimin e rendit e qetësisë dhe për vijimin normat të protestës.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, njofton se "ka marrë të gjitha masat për rendin e sigurinë mbi zhvillimin normal të marshimit të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë".

Ditën e nesërme datë 22 nëntor 2014 duke filluar nga ora 10.00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.

Do të bllokohet, totalisht qarkullimi i mjeteve duke filluar nga 11.00 deri në orën 16.00 të ditës së nesërme, dhe nuk do të lejohet parkimi në sheshin “Skëndërbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza” si dhe sheshin “Italia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat