Pëllumbi: Rama ka harruar Partinë Socialiste dhe rolin e saj

Shqipëria

Pëllumbi: Rama ka harruar Partinë Socialiste dhe rolin e saj

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:53

Servet Pëllumbi, kritikon qendrimin që Edi Rama mban në raport me Partinë Socialiste. Për Profesorin e PS-së, kryeministri e ka harruar partinë dhe rolin që duhet të ketë në zgjedhjet e ardhshme. Pëllumbi mban qendrim kritik ndaj qendrimit të ambasadorit amerikan Arviu në raport me Enver Hoxhën. Duke i kujtuar atij se Hoxha ishte aleat i Shteteve të Bashkuara.

Rezervon fjalë të mira për Edi Ramën kryeministër. Servet Pëllumbi, një ndër figurat kryesore, pjesë e historisë së Partisë Socialistë, thotë se Rama detyrën e kreut të qeverisë po e bën mirë. Por, diçka thelbësore ka lënë pas dorë, partinë.
Në një intervistë televizive, Pëllumbi thotë se Rama nuk e vlerëson sa duhet rolin e Partisë Socialiste.
“Votohet nga PS, pastaj harron rolin që ajo ka dhe që duhet të ketë në zgjedhjet e ardhshme. Nuk mund të thuhet që PS-ja është qeveria dhe grupi parlamentar. Gjithë masa e anëtarësisë, forumet në bazë dhe në qendër janë lënë jashtë loje. Asambleja e PS-së nuk është mbledhur fare, unë jam anëtar i Asamblesë dhe mund të kem mendimet e mia për të thënë, por s’kam ku t’i them në parti, sepse ajo nuk mblidhet. Në këtë kuptim, mua më duket se kryeministri atë pasion që tregon për të drejtuar qeverinë, për të dhënë ide, për të bërë takime me ndëërkombëtarë, duhet ta tregojë edhe me këto gjëra që duken të vogla”

Pëllumbi thotë se do të vijë një moment që që partitë do të fshihen dhe roli i tyre do ta ketë iniciativa qytetare. Por, në kushtetet e Shqipërisë partitë ende kanë peshë të madhe.

“Lufta bëhet në kuadrin e pluralizmit dhe bashkëveprimit mes partive. Kjo rrezikon që qeverisja të shkëputet nga masa e njerëzve. Kjo rrezikon fushatën e ardhshme elektorale. Dhe nga kontaktet që kam unë, ka pakënaqësi te njerëzit pikërisht nga kjo që them unë. Unë them që është koha për ta riparuar këtë”

Kritika rezervoi Servet Pëllumbi edhe ndaj Ambasadorit amerikan Aleksandër Arviu, i cili ekspozimin e portretit të diktatorit Enver Hoxha në ceremoninë qeveritare në përkujtim të 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës, e konsideroi si “Nje fyerje per shqiptaret”. Pëllumbi thotë se qendrimi i Ambasaorit ishte i gabuar.

“Ambasadori amerikan tha një fjalë të mirë për atë: “Mos e vrisni gjelin e artë”. Por me këtë ai ka gabuar. Ka gabuar. Ai udhëhoqi një popull në luftë. Ishte në aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amërikës, me vendin e tij dhe atë luftë e udhëhoqi ai monstra që thotë ai. Në këtë kuptim unë nuk e miratoj atë lloj përcaktimi që dha ai për Enver Hoxhën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat