"Ta pastrojmë Shqipërinë”, bëhu pjesë e nismës sot

Shqipëria

"Ta pastrojmë Shqipërinë”, bëhu pjesë e nismës sot

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:34

"Ta pastrojmë Shqipërinë”. Kjo nismë do mbledhë sot më 21 nëntorë, më shumë se 100,000 qytetarë për të pastruar mbeturinat në qytetin e tyre. Qeveria shqiptare prej ditësh u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e këtij aksioni, në të mirë të shëndetit të tyre.

Gjatë konferencës për mjedisin, zëvendëskryeministri Niko Peleshi i ftoi të jenë vullnetarë në këtë nismë evropian, pasi siç e cilësoi dhe ai gjendjen “nuk mban më ujë pilafi”.

Vullnetarë, nxënës, studentë, politikanë, personalitete të fushave të ndryshme do bëhen pjesë sot e këtij aksioni.
Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu dhe punonjësit e Ambasadës Amerikane marrin pjesë në këtë iniciativën, për të cilën shkruajnë dhe në “Facebook”.

“Ky aksion do të mbledhë më shumë se 100,000 qytetarë për të pastruar mbeturinat dhe për të ecur drejt një Shqipërie të pastër në çdo cep”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat