Korrupsioni, Tahiri takon krerët e sigurisë

Shqipëria

Korrupsioni, Tahiri takon krerët e sigurisë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:28

Lufta kundër korrupsionit ka mbledhur këtë të premte, të gjithë krerët e sigurisë në vend.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim sot me Prokurorin e Përgjithshëm Adrikatik Llalla, me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi dhe ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

Sipas burimeve, takimi Tahiri-Llalla-Ajazi-Cani po zhvillohet në “Hotel Tirana”, dhe ka si qëllim diskutimin për situatën e rendit dhe të kriminalitetit në vend, dhe shkëmbimin e disa të dhënave për hetimet mbi korrupsionin.

Në takim marin pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto, drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali, dhe kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.

Tahiri kërkon ngritjen e grupeve të punës për të ndërmarrë hetime të përbashkëta. Në përfundim të takimit, pritet që të ketë një deklaratë për media nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat