Buxheti i SHISH-it, Kuvendi i shton vetëm 4 milionë lekë

Shqipëria

Buxheti i SHISH-it, Kuvendi i shton vetëm 4 milionë lekë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 09:04

Shërbimi Informativ Shtetëror do të marrë vetëm 4 milionë lekë më shumë në projektbuxhetin e vitit 2015 në krahasim me 1.59 milionë dollarë të kërkuara nga ky shërbim. Shtesa i bashkëngjitet shumës fillestare të parashikuar nga qeveria që ishte 1.436.000.000 lekë. Vendimi është marrë dje në mbledhjen me dyer të mbyllura të Komisionit të Sigurisë. Mësohet se ky fond shtesë do të përdoret për aktivitetin e parashikuar gjatë vitit 2015 me shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës ku SHISH-i do të marrë kryesimin e kësaj strukture. N

ë këtë mënyrë ligjvënësit i janë përgjigjur vetëm pjesërisht kërkesave të SHISH- it edhe pse nëndrejtori i Shërbimit, Ylli Alushi edhe më herët ka ngritur shqetësimin se me buxhetin e dhënë bëhet i mundur plotësimi 100 për qind sa i përket zërave të investimeve dhe shpenzimeve operative, por jo realizimi plotësisht i misionit të institucionit të inteligjencës. Ai ka ngritur shqetësim mbi faktin se kjo mungesë fondesh do ndikojë në produktin e inteligjencës. Në argumentimin e kërkesës për një shtesë fondi në zërin investime, SHISH-i theksonte nevojën për blerje dhe instalim të sistemeve të përgjimit, transmetimit, regjistrimit ambiental audio-video por dhe kompletimin me mjete e pajisje kompjuterike të sistemit të IT-së.

Ndërkohë që SHISH-i tashmë do duhet të ketë një fond më i madh edhe në në zërin e pagave kjo pasi punonjësit e këtij institucioni nëpër ambasadat tona në vende të ndryshme që më parë paguheshin nga Ministria e Jashtme, do të paguhen nga Shërbimi. Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati sqaroi para pak ditësh se: “Për herë të parë rakorduam bashkë me SHISH-n një marrëveshje, sipas së cilës të gjithë punonjësit e këtij Shërbimi, që sot për sot mund të jenë në ambasada të caktuara shqiptare, duke filluar nga viti tjetër shpenzimet e tyre nuk do të mbulohen më nga buxheti i MPJ-së, si deri më sot, por nga vetë buxheti i SHISH-it”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat