Ngjela: Rama ta shpallë hapur, është me Enver Hoxhën apo me SHBA

Shqipëria

Ngjela: Rama ta shpallë hapur, është me Enver Hoxhën apo me SHBA

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 22:18

Kreu i PLD-së, Spartak Ngjela ka komentuar sot në studion e lajmeve në News 24, fotot e Enver Hoxhës në ceremoninë e 70-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, shumë pranë kryeministrit e anëtarëve të tjerë të qeverisë.

Sipas Ngjelës, një burrë shteti nuk mund të përfaqësohet nga fotot e një diktatori.

“Dalja e ambasadorit në mënyrë aq agresive është për t’i thënë kryeministri ta shpallë hapur është me Enver Hoxhën apo me SHBA. Fotot e Enver Hoxhës një veprim i komanduar politikisht, të shohim si do veprohet pas deklaratës së ambasadorit. Nuk besoj se do dalin më fotot e Enverit”, komentoi ai.

Ngjela komentoi ndër të tjera edhe vizitën e kreut të qeverisë në Beograd, ndërsa tha se mesazhi i dhënë nga Rama atje ishte i duhuri.

“Rama në Serbi tregoi dinjitet. Vizita në Serbi ishte e suksesshme, pasi Rama nuk pati frikë të thotë atë që shqiptarët mendojnë”.

Ndërsa duke u ndalur tek realiteti politik, Ngjela tha se deri më tani kryeministri ka treguar se ka një staf për reforma. Por sipas tij, ai ka gabuar me ndarjen e qeverisë. “Meta është një njeri apolitik, nuk është për hapësirë qeveritare”, u shpreh Ngjela.

Ndërsa në lidhje me opozitën, ai tha se ajo ka një rol të dobët në jetën politike.

“Sali Berisha ra për krizë morale, për besueshmëri “, tha ai më tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat