Kavajë, Basha: Ju ftoj në sheshin

Shqipëria

Kavajë, Basha: Ju ftoj në sheshin

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 18:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar sot banorët e Kavajës, ku dëgjoi shqetësimet e banorëve dhe përsëriti thirrjet për protesta.

Pasi u njoh me kërkesat e tyre për “papunësinë, rritjen e çmimeve dhe të taksave”, Basha kritikoi qeverinë “Rama” për “vjedhjen e energjisë”.

“Pa punë, pa bukë, rritje dritash, rritje taksash. Po kjo nuk paska qenë Rilindje, kjo paska qenë murtajë” – u shpreh i revoltuar një banor. Ndërsa një tjetër ankohet pasi nuk paguan dot dritat. “Dakord të paguhen dritat, po me çfarë? Jam vet i pesti pa punë”, u ankua ai.

Basha akuzoi qeverinë se “rrëmon në xhepat e shqiptareve t’u marrë qindarkën e fundit”. Më pas, ai u takua me fermerët, të cilët shprehën shqetësim për çmimin e naftës dhe mosubvencionimin nga qeveria.

Në fund, kreu demokrat ftoi shqitparët t’i bashkohen protestës së 22 nëntorit në Tiranë. “Ftoj çdo shqiptar që është prekur nga keqqeverisja, arroganca dhe paligjshmëria, t’i bashkohen protestës së 22 nëntorit në orën 12;00 në sheshin ‘Skënderbej’”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat