Basha: PPE në krah të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë

Shqipëria

Basha: PPE në krah të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 11:04

Pas kthimit në Shqipëri, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, përshëndeti rezolutën e Partisë Popullore Evropiane në lidhje me gjendjen në Shqipëri. Basha theksoi se rezoluta njeh shqetësimet e opozitës, sipas së cilës Qeveria ka dalë nga binarët e demokracisë.

I entuziazmuar nga mbështetja që mori në Bruksel prej e Partisë Popullore, rezolutën e asamblesë politike të së djathtës europiane e risolli në vëmendje edhe dy ditë më pas.
Për Lulzim Bashën ajo është mbështeje e qartë e grupimit më të madh politik në institucionet e Bashkimit Europian ndaj akisonit opozitar në më shumë se një vit, përfshirë dhe bojkotin e Kuvendit.

“Rezoluta e Partisë Popullore Europiane konfirmon pa asnjë mëdyshje drejtësinë e betejave dhe qëndrimeve tona politike përgjatë më shumë se një viti në Kuvend dhe jashtë Kuvendit.
Rezoluta e miratuar nga Asambleja Politike shpreh pikë për pikë jo vetëm shqetësimet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, por mbarë qytetarëve të vendit, të cilët shohin me shqetësim që një qeveri dhe një shumicë që ka dalë nga binarët e demokracisë, të llogaridhënies transparente përmess mekaniznave kushtetuese, po e thellon çdo ditë e më shumë zullumin e saj, jo vetëm në planin politik, por edhe aty ku dhemb më shumë, në planin e vendimarrjeve të papërgjegjshme që kanë efekt të drejtpërdrejtë në ekonominë kombëtare, ekonominë familjare, varfërinë, papunësinë, rritjen e çmimeve, rritjen e taksave dhe përkeqësimin e gjendjes së vend” deklaroi kreu i opozitës.
Mazhoranca sipas tij duhet që gjithashtu ta lexojë si të tillë, duke mundësuar rikthimin e opozitës në Kuvend dhe ndryshimin e politikave qeverisëse për mirëqenien e qytetarëve.
“Ndaj duke i bërë thirrje dyshes Rama-Meta, të reflektojnë dhe veprojnë pa u vonuar për të bërë të tyren, për t’u zbrapsur nga ky kurs i gabuar dhe me kosto të lartë për vendin dhe qytetarët shqiptarë, dua të informoj sot zyrtarisht shqiptarët nga kjo foltore, se rezoluta e Partisë Popullore Europiane është rezoluta e një partie e cila ka shumicën në Parlamentin Eueropian, ka presidentin e Këshillit dhe të Komisionit, se Partia Popullore dhe anëtarët e saj qeverisin shumicën e shteteve të Bashkimit Europian. Qëndrimet e Partisë Popullore reflektohen në politikat dhe qëndrimet e qeverive në fjalë.
Shqipëria në Europë nuk mund të ketë asnjë shans, pa Europën, e aq më më keq kundër Europës”- theksoi kreu demokrat.
Protesta e 22 nëntorit do të jetë prova e revoltës kundër mënyrës se si po qeveris e majta, një protestë në mbrojtje të drejtave të tyre ekonomike dhe shoqërore deklaroi Basha.
“Kjo shenjë inkurajimi e madhe për Partinë Demokratike, për aksionin tonë opozitar, le të jetë po kështu dhe një thirrje për të gjithë shqiptarët për t’u bashkuar, për të ngritur zërin tonë kundër shpërfilljes, kundër braktisjes solemne të premtimeve të dyshes Rama-Meta. Kundër mendësisë se qeveria mund të ekzistojë jashtë realitetit të shqiptarëve e të vepruarit kundër interesave të tyre pa dhënë askund përgjegjësi. Le të shërbejë kjo thirrje nga Brukseli për të sinkronizuar aksionin tonë qytetar, jo vetëm opozitar, dhe si një thirrje e shtuar për të zbritur në Sheshin Skënderbej të shtunën në orën 12.00 për ta bërë zërin e çdo shqiptari të degjohet, për t’i thënë jo shpërfilljes, për ti thënë jo braktisjes së qytetarëve dhe interesave të tyre, për ti thënë qeverisë se populli, qytetarët, interesat e tyre janë të përhershëm dhe qeveritë ose i degjojnë dhe i zbatojnë këto interesa, ose bien”- u shpreh Basha.
Pas Brukselit, ju rikthye turit të tij me qytetarët edhe këtë kohë të mbetur deri në mesditën e së shtunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat