Rama: Rrugë të reja për Parkun Kombëtar të Divjakës

Shqipëria

Rama: Rrugë të reja për Parkun Kombëtar të Divjakës

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 12:40

Nisma më e fundit e qeverisë shqiptare do të jetë investimi në Parkun Kombëtar të Divjakës.

Ka qenë vetë kryeministri Rama ai që nëpërmjet “Twitter”-it ka njoftuar se në këtë park do të investohet për ndërtimin e rrugëve për këmbësorët.

“Pas rehabilitimit të rrugëve natyrale të Parkut Kombëtar të Divjakës janë 50 km për këmbësorët që presin vizitorë:-)”, shkruan Rama në profilin e tij.

Më tej kryeministri shkruan se ndalimi i gjuetisë po rigjallëron speciet e rralla.

“Ndalimi që i bëmë gjuetisë po rigjallëron speciet e rralla dhe kooperativa e peshkimit që ngritëm ka rezultat pozitiv”.

Investimet në Parkun Kombëtar të Divjakës janë në vazhdën e projekteve të qeverisë për rehabilitimin e një sërë parqesh kombëtare në vend që prej shumë kohësh ishin lënë në mëshirë të fatit, si Parku Kombëtar i Lurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat