Basha: Protesta nëse qeveria nuk përmirëson jetën e qytetarëve

Shqipëria

Basha: Protesta nëse qeveria nuk përmirëson jetën e qytetarëve

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 12:39

Gjatë përurimit të rrugës “Pasho Hysa” në ish-poligrafik, Basha tha se pavarësisht vështirësive të shumta dhe që bllokadave që vijnë nga qeveria, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë punën e saj në interes të qytetarëve.

“Synimi ynë është lehtësimi i jetës së qytetarëve. Ka njerëz që mendojnë si të vështirësojnë jetën, por këta njerëz do të marrin atë që meritojnë. Qytetarët nuk votojnë ata që i vështirësojnë jetën.
Qytetarët votojnë ata që u japin zgjidhje e u lehtësojnë jetën. Nuk ka forcë negative që të na ndalë në misionin tonë për përmirësimin e jetës së qytetarëve” tha Basha.

Sipas tij rruga e re e sapo ndërtuar do jetë me linjë urbani e do lidhë dy zona që nuk komunikonin. Investimi kap vlerën e 66.7 milionë lekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat