Kodheli: Edhe Shqipëria rrezikohet nga ISIS (Video)

Shqipëria

Kodheli: Edhe Shqipëria rrezikohet nga ISIS (Video)

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 19:51

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, në një intervistë për Zërin e Amerikës, pranoi se rreziku që vjen nga terrorizmi ka vënë në gatishmëri edhe Shqipërinë si një vend anëtar i NATO's.
Kodheli sqaroi se Shqipëria po bën gjithçka për të siguruar qytetarët e saj.

“Sigurisht që po, Shqipëria është një vend i NATO's, dhe të gjitha kufijtë e NATO-s janë të rrezikuar. Ballkani Perëndimor fatkeqësisht është një vend që ka prodhuar ushtarë që shkojnë gjetiu për të luftuar pa ditur se për kë po e bëjnë. Nuk mund të bëhet diçka e tillë në emër të religjionit, nuk mund të ketë masakra për qëllime të tilla. Po punojmë çdo ditë për ta pasur në kontroll sigurinë e qytetarëve tanë. Do bashkëpunojmë me aleatët që kostot e përgjegjësisë ndaj kësaj organizate të jenë sa më të vogla, në jetë ashtu edhe në kosto monetare”, tha Kodheli.

Më tej, ajo shtoi se Shqipëria ka nisur nga modernizimi i Forcave të Armatosura dhe se pikërisht modernizimi është në krye të prioriteteve, me qëllim që FA'të shqiptarë të jenë pjesë e operacioneve të përbashkëta me aleatët.

“Kemi filluar modernizimin e Forcave të Armatosura, po ndryshojmë armatimet ,ne jemi gati me strukturat tona të përgjigjemi në misione të përbashkëta paqeruajtëse kudo ku NATO është. Jam personalisht e angazhuar që modernizimi, trajnimi i ushtarakëve tanë të sjellë konkluzione pozitive”, tha Kodheli ndërsa vlerësoi larg besimin që partnerët amerikanë kanë tek Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat