A është i sëmurë me kancer Edi Rama? Pse u vizitua në Massachusetts Oncology Hospital

Shqipëria

A është i sëmurë me kancer Edi Rama? Pse u vizitua në Massachusetts Oncology Hospital

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 17:44

Dëshira e madhe e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për të mbetur një personazh i rëndësishëm në historinë e vendit për brezat që do vinë, është frika se mos ai kërcënohet nga kanceri në mushkëri.

Burime nga redaksia e gazetës opozita.com në SHBA bën me dije se Edi Rama gjatë vizitës së tij në Amerikë përveç takimeve me shqiptarë të ndryshëm dhe studentë të universitetit të Harvardit, ka bërë edhe një vizitë prej rreth tre orësh në spitalin onkologjik të këtij qyteti.

Nga informacionet e marra, zbulohet se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka bërë një vizitë kontrolli në spitalin; Massachusetts Oncology Hospital 55 Fruit Street, Boston, MA 02114 me datë 15 tetor në orën 12: 30 minuta. Mësohet se ai ka kryer një kontroll të rreptë në mushkëri pasi dyshimet ishin tepër serioze për kancer.

Nga burime konfidenciale është bërë me dije se kryeministri shqiptar ka programuar vizitën e tij në Amerikë në muajin tetor, pasi nëntori është muaji që Aleanca Ndërkombëtare e Kancerit të Mushkërive e ka përcaktuar nëntorin e çdo viti si muajin e përkujdesjes për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Për t’iu referuar të njëjtave burime, thuhet se Rama e programoi vizitën e tij në Boston një muaj më parë për të eliminuar të gjitha dyshimet në lidhje me sëmundjen e tij në mushkëri.

Sipas informacioneve të publikuara prej OBSH mësohet se kanceri i mushkërive është kanceri më përqindjen më të madhe të vdekshmërisë: në gjithë botën çdo vit afro 1 milion e 100 mijë njerëz preken prej kësaj sëmundjeje./Opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat