LSI fton sërish opozitën në Kuvend

Shqipëria

LSI fton sërish opozitën në Kuvend

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:16

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së ftoi sërish sot opozitën që të rikthehet në Kuvend, aty ku zhvillohen idetë dhe mbahen përgjegjësitë politike para qytetarëve vendit.

Duke marrë shkas nga deklarata e një dite më parë e zëdhënësit të Komisionerit Stefan Fyle, për rëndësinë e dialogut parlamentar maxhorancë-opozitë, Vasili tha se themeli i ftesës së LSI-së nuk është hipokrizia, por bindja dhe besimi që një demokraci e maturuar, funksionon më së miri kur aktorët themelorë, mazhorancë dhe opozitë janë, debatojnë, dialogojnë dhe ndërtojnë të gjithë raportin e tyre politik.

“Është momenti ta rinovojmë edhe njëherë ftesën që opozita të mos u mungojë impenjimeve të rëndësishme dhe rolit të saj të pazëvendësueshëm në parlamentin shqiptar, pasi mandati i dhënë nga qytetarët zhvillohet vetëm në sallën e parlamentit ku janë idetë, por zhvillohen dhe përgjegjësitë e mëdha politike para vendit”, u shpreh Petrit Vasili.

Nw lidhje me zgjedhjen e Guvernatorit të ri të Bankës së Shqipërisë, Vasili tha se thelbi i qëndrimit të mazhorancës ka qenë zgjidhja me dialog e kësaj çështje ndërmjet kryeministrit dhe Presidentit, gjë që sipas tij, do çonte në një zgjidhje më të qëndrueshme dhe solide për një institucion kaq të rëndësishëm dhe delikat, siç është Banka e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat