Meta në Marok: Njohje të plotë të pavarësisë së Kosovës

Shqipëria

Meta në Marok: Njohje të plotë të pavarësisë së Kosovës

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:13

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, u prit sot në Rabat nga kryeministri i Marokut, Abdelilah Benkirane. Gjatë takimit, kreu i kuvendit shprehu interesin për procesin e lehtësimit të vizave me Marokun dhe marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve që do të ndihmojnë në rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomike, njerëzore, tregtare në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Meta deklaroi se Shqipëria i çmon marrëdhëniet me Marokun, një vend mik i shqiptarëve dhe me peshë konstruktive në rajon, dhe vlerësoi punën e autoriteteve marokene për reformimin dhe transformimin pozitiv shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Kryeministri Benkirane u shpreh se Maroku ndjehet afër Shqipërisë dhe se qeveria e tij dëshiron të zhvillojë marrëdhënie substanciale që reflektojnë të njëjtin nivel miqësie që ekziston mes dy popujve.

Me interes gjatë takimit ishte edhe diskutimi mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe marrëdhënien preferenciale që Maroku gëzon me Bashkimin Evropian.

Në përfundim, duke nënvizuar qëndrimin e qartë të Shqipërisë për respektimin e integritetit territorial të Marokut, Kryetari i Kuvendit kërkoi që Maroku të rrisë bashkëpunimin me Kosovën dhe të avancojë drejt njohjes së plotë të pavarësisë së saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat