"Shqipëria si Italia, me shumë ligje që nuk zbatohen"

Shqipëria

"Shqipëria si Italia, me shumë ligje që nuk zbatohen"

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 12:56

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në aktivitetin e organizuar në Vlorë për universitetet dhe reformën në arsim, se në ato vende ku ka pak ligje, ka një zbatueshmëri të lartë të tyre. Ndryshe ndodh në vendet ku ka një numër të lartë ligjesh, theksoi Rama, duke shprehur se në këto vende, ligjet nuk zbatohen.

Ai mori shembullin e Shqipërisë, duke thënë se në vend ka shumë ligje që nuk zbatohen. Më tej kryeministri, e krahasoi Shqipërinë me shtetet fqinje Italinë dhe Greqinë, dhe nën tonet humorit deklaroi se këto dy shtete janë njësoj si Shqipëria nga pikëpamja e zbatueshmërisë së ligjeve.

“Ne se kemi problem të bëjmë ligje se nuk i zbatojmë ndërsa në Evropë s’ka germë të ligjit që të mos zbatohet. Vendet që kanë më pak ligje janë ato që kanë zbatueshmëri të lartë. Miqtë tanë italianë e ata grekë, janë njësoj si ne në këtë drejtim, ndaj ne na pëlqen të themi që jemi evropianë pjesë e të njëjtit vend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat